Samsung NZ84C6058FK/U1

User Manual - Page 677

For NZ84C6058FK/U1. Also, The document are for others Samsung models: NZ84C6058FK

PDF File Manual, 884 pages, Download pdf file

Loading ...
Loading ...
Loading ...
Shqip 31
Mirëmbajtja e pajisjes
Korniza e pllakës së sobës (opsion)
VINI RE
Mos përdorni uthull, lëng limoni ose pastrues skoriesh mbi kornizën e pllakës së
sobës, përndryshe do të shfaqen njolla të errëta.
1. Fshijeni kornizën me një copë të lagësht.
2. Njomini papastërtitë e thara me një copë të njomë. Fshijeni dhe thajeni.
Për të shmangur dëmtimin e pajisjes tuaj
Mos e përdorni pllakën e sobës si sipërfaqe pune ose për të vendosur gjëra.
Mos e vini në punë një zonë gatimi nëse nuk ka asnjë tigan mbi pllakën e
sobës ose nëse tigani është bosh.
Xhami qeramikë është shumë i fortë dhe rezistent ndaj goditjeve të
temperaturës por nuk është i pathyeshëm. Ai mund të dëmtohet nga një
objekt shumë i mprehtë ose i fortë që bie mbi pllakën e sobës.
Mos i vendosni tiganët mbi kornizën e pllakës së sobës. Lustra mund të
gërvishtet ose të dëmtohet.
Shmangni derdhjen e lëngjeve acide për shembull uthulla, lëngu i limonit
dhe detergjentet anti skorie në kornizën e pllakës së sobës pasi këto lëngje
mund të shkaktojnë njolla të errëta.
Nëse sheqeri ose një preparat i cili përmban sheqer bie në kontakt me një
zonë të nxehtë gatimi dhe shkrihet, ajo duhet të pastrohet menjëherë me
një krues kuzhine sa është ende e nxehtë. Nëse lihet të ftohet sipërfaqja
mund të dëmtohet kur ta fshini.
Mbajini të gjitha mjetet dhe materialet që mund të shkrihen, si për shembull
plastiket, letrat e aluminit dhe letrat e furrës, larg sipërfaqes së xhamit
qeramikë. Nëse ndonjë gjë e këtij lloji shkrin mbi pllakën e sobës, ajo duhet
të hiqet menjëherë me një krues.
Njollat problematike
1. Hiqeni sheqerin e djegur, plastikën
e shkrirë, letrën e aluminit ose
materialet e tjera me një krues xhami
menjëherë dhe për sa kohë që ësh
ende e nxehtë.
VINI RE
Ka rrezik që të digjeni kur përdoret kruesi
i xhamit mbi një zonë të nxehtë gatimi:
2. Pastrojeni pllakën e sobës normalisht
pasi të jetë ftohur. Nëse zona e gatimit
mbi të cilën ka shkrirë diçka është
lënë të ftohet, ngroheni përsëri për ta
pastruar.
SHËNIM
Gërvishtjet ose njollat e errëta mbi
sipërfaqen e xhamit qeramikë të
shkaktuara për shembull nga një tigan
me anë të mprehta nuk mund të hiqen.
Gjithsesi, ato nuk e dëmtojnë funksionimin
e pllakës së sobës.
Loading ...
Loading ...
Loading ...