Samsung NZ84C6058FK/U1

User Manual - Page 663

For NZ84C6058FK/U1. Also, The document are for others Samsung models: NZ84C6058FK

PDF File Manual, 884 pages, Download pdf file

Loading ...
Loading ...
Loading ...
Shqip 17
Funksionimi
Enë të tjera gatimi me induksion
Disa enë gatimi kanë fund prej materiali të hollë magnetik në mënyrë që
të funksionojnë me pllakë me nxehjeje me induksion. Këto enë gatimi kanë
magnetizim të dobët dhe mund të mos funksionojnë mirë. (Magnetizimi i dobët
do të thotë se magneti nuk ngjitet mirë ose zona ku ngjitet magneti është e
vogël.)
B
A
A. Zona ku nuk ngjitet magneti
B. Zona ku ngjitet magneti
Edhe pse enët e gatimit janë krijuar
për pllakë me induksion, performanca
e nxehjes mund të jetë e dobët ose
ndonjëherë pllaka e sobës mund të
mos diktojë enën e gatimit në varësi
të madhësisë dhe fuqisë së zonës
magnetike në fundin e enës së gatimit.
Nëse përdorni enë të mëdha gatimi me
element ferromagnetik më të vogël, do
të nxehet vetëm elementi ferromagnetik.
Rrjedhimisht, nxehtësia mund të mos
shpërndahet njëtrajtësisht.
Testi i përshtatshmërisë
Ena e gatimit është e përshtatshme për
gatim me induksion nëse magneti ngjitet
në fundin e enës së gatimit dhe nëse ena
e gatimit etiketohet si e përshtatshme nga
prodhuesi i saj.
Enët e mira të gatimit mund t'i dalloni nga bazamenti i tyre. Bazamenti
supozohet të jetë sa më i trashë dhe sa më i sheshtë që të jetë e mundur.
Kur blini enë të reja gatimi, kushtojini vëmendje të veçantë diametrit të
bazamentit. Prodhuesit shpesh japin vetëm diametrin e buzës së sipërme.
Mos përdorni enë gatimi me bazament të dëmtuar me anë të ashpra ose
që mund të kenë gërvishtje. Nëse ena e dëmtuar e gatimit zvarritet mbi
sipërfaqe, ajo mund të gërvishtë pllakën prej qeramike.
Kur janë të ftohta, bazamentet e enëve të gatimit janë normalisht të
përkulura lehtësisht nga brenda (të lugëta). Ato nuk duhet të përkulen nga
jashtë (të mysëta).
Nëse dëshironi të përdorni një lloj të veçantë ene gatimi, për shembull një
tenxhere me presion, tigan për zierje ose tigan të thellë, ndiqni udhëzimet e
prodhuesit.
Loading ...
Loading ...
Loading ...