Samsung NZ84C6058FK/U1

User Manual - Page 654

For NZ84C6058FK/U1. Also, The document are for others Samsung models: NZ84C6058FK

PDF File Manual, 884 pages, Download pdf file

Loading ...
Loading ...
Loading ...
8 Shqip
Instalimi i pllakës së sobës
Veglat që do t'ju nevojiten
Laps Kaçavidë kryq Vizore ose mastar
Syze mbrojtëse Sharrë elektrike me lamë Trapano
Lidhja me rrjetin e furnizimit me energji
Para se ta lidhni, kontrolloni që tensioni nominal i pajisjes, pra, tensioni i
treguar në pllakën e të dhënave, korrespondon me tensionin e disponueshëm të
furnizimit. Pllaka e të dhënave ndodhet në kapakun e poshtëm të pllakës.
VINI RE
Duhet të instalohet siç duhet nga një komponent ose person i trajnuar.
Fikeni energjinë e qarkut para se të lidhni kabllot me qarkun.
Tensioni i elementit të ngrohjes është AC 230 V
~
. Pajisja funksionon në mënyrë
të përkryer edhe me rrjetet me AC 220 V
~
ose AC 240 V
~
. Pllaka duhet të
lidhet me rrjetin elektrik duke përdorur një aparat që mundëson shkëputjen e
pajisjes nga rrjeti në të gjitha polet me një gjerësi hapjeje midis kontakteve prej
të paktën 3 mm, p.sh. çelësi stakues automatik për mbrojtjen e linjës, pajisjet
shkyçëse për rrjedhjet nga tokëzimi ose siguresa.
VINI RE
Lidhjet me kabllo duhet të kryhen në përputhje me rregulloret dhe me vidat,
fundore të shtrënguara fort.
VINI RE
Sapo pllaka e sobës të lidhet me rrjetin e furnizimit me energji, kontrolloni që të
gjitha zonat e gatimit të jenë gati për përdorim duke e ndezur shkurtimisht secilën
prej tyre sipas radhës në cilësimin maksimal, me enë të përshtatshme gatimi.
Instalimi i pllakës së sobës
VINI RE
Sigurohuni që pajisja e re të jetë instaluar dhe tokëzuar vetëm nga personel i
kualikuar. Ju lutemi, ndiqeni këtë udhëzim. Garancia nuk do të mbulojë asnjë
dëmtim të rëndë që mund të shkaktohet si rrjedhojë e instalimit jo në mënyrën e
duhur. Në fund të këtij manuali jepen të dhënat teknike.
Udhëzimet e sigurisë për instaluesin
Për instalimin elektrik duhet të jepet një aparat, i cili e lejon pajisjen të
shkëputet nga spina tek të gjitha polet me një gjerësi hapjeje prej 3 mm
me anë të prekjes. Pajisjet e duhura për izolim përfshijnë çelësin stakues
për mbrojtjen e linjës, siguresat (siguresa të tipit me vidë duhet të hiqen
nga mbajtësi), pajisjet shkyçëse për rrjedhjet nga tokëzimi dhe çelësat
automatikë.
Për sa i përket mbrojtjes nga zjarri, kjo pajisje është në përputhje me EN
60335 - 2 - 6. Kjo lloj pajisjeje mund të instalohet në një dollap të lartë ose
në mur në njërën anë.
Ky instalim duhet të garantojë mbrojtje nga goditjet.
Njësia në kuzhinë ku vendoset pajisja duhet të përmbushë kërkesat e
qëndrueshmërisë të DIN 68930.
Për mbrojtje nga lagështira, të gjitha sipërfaqet e mprehta duhet të
mbështillen me një material të përshtatshëm izolues.
Në sipërfaqe me pllaka, bashkimet në zonën ku ndodhet pllaka e sobës,
duhet të mbushen me llaç çimentoje.
Në banakët prej guri natyral, articial ose qeramike, sustat e amortizimit
duhet të ngjiten në vend me një rrëshirë articiale të përshtatshme ose
ngjitës të përzier.
Sigurohuni që gomina të jetë e vendosur mbi sipërfaqen e punës pa
boshllëqe. Nuk duhet të përdoret material shtesë izolues prej silikoni; kjo
gjë do ta bënte të vështirë zhvendosjen në rast riparimi.
Pllaka e sobës duhet të shtypet nga poshtë për t'u hequr.
Poshtë pllakës së sobës mund të instalohet një dërrasë.
Hapësira e ajrosjes që ndodhet poshtë njësisë, ndërmjet pjesës së sipërme
dhe pjesës ballore nuk duhet mbuluar.
Loading ...
Loading ...
Loading ...