Samsung NZ84C6058FK/U1

User Manual - Page 675

For NZ84C6058FK/U1. Also, The document are for others Samsung models: NZ84C6058FK

PDF File Manual, 884 pages, Download pdf file

Loading ...
Loading ...
Loading ...
Shqip 29
Funksionimi (NZ8*****8**)
Komandimi i aspiratorit
Ky produkt vjen me një pajisje me Bluetooth që mund ta përdorni për të lidhur
pllakën e sobës me modelet me komandim aspiratori të Samsung. Përmes lidhjes
me Bluetooth, mund të përdorni funksionin e komandimit të aspiratorit në
aplikacionin SmartThings.
Për të mësuar më shumë rreth modeleve me komandim aspiratori të Samsung,
vizitoni www.samsung.com.
Për lidhjen me një model me komandim aspiratori
1. Shkarkoni dhe hapni aplikacionin SmartThings në celularin inteligjent. Më
pas, kryeni procedurën Smart Connect për t'u lidhur me pllakën e sobës.
2. Ndiqni udhëzimet për Bluetooth të modelit me komandim aspiratori dhe
aktivizoni lidhjen me Bluetooth.
3. Shtypni dhe mbani njëkohësisht shtypur butonat Kohëmatësi
dhe
Ndalo & Blloko
për të realizuar lidhjen me Bluetooth. Kur lidhja me
Bluetooth kryhet me sukses, shfaqet në ekran.
4. Për të përdorur komandimin e aspiratorit, ndiqni udhëzimet në manualin
e përdorimit të modelit me komandim aspiratori dhe në udhëzuesin e
aplikacionit.
SHËNIM
Nëse lidhja Smart Connect nuk kryhet me sukses, nuk mund të përdorni
aplikacionin SmartThings për të monitoruar dhe komanduar aspiratorin.
Në mungesë të lidhjes Smart Connect me pllakën e sobës, mund të përdorni
lidhjen me Bluetooth për të çiftuar pllakën me aspiratorin dhe për t'i
sinkronizuar. Për ta bërë këtë, ndiqni hapat 2 dhe 3 më lart.
Smart Connect
Pllaka e sobës ka të integruar modulin me Wi-Fi që mund ta përdorni për të
sinkronizuar pllakën me aplikacionin SmartThings. Në aplikacionin e celularit
inteligjent mund:
të monitoroni gjendjen e përdorimit dhe cilësimet e nivelit të fuqisë të
elementeve të pllakës së sobës.
të kontrolloni dhe të ndryshoni cilësimet e kohëmatësit.
Funksionet që mund të përdoren nga aplikacioni SmartThings mund të mos
punojnë lirisht në kushte të dobëta komunikimi ose nëse produkti është instaluar
në një vend me sinjal të dobët Wi-Fi.
Mënyra e lidhjes së pllakës së sobës
Përpara se të përdorni funksionet në distancë të pllakës së sobës Samsung,
duhet ta çiftoni me aplikacionin SmartThings.
1. Shkarkoni dhe hapni aplikacionin SmartThings në pajisjen inteligjente.
2. Shtypni butonin Ndiz/Fik
për afërsisht 1-2 sekonda për të ndezur pllakën
e sobës.
3. Shtypni butonin Ndalo & Blloko
për afërsisht 3 sekonda për të aktivizuar
bllokimin e sigurisë për fëmijët.
4. Ndiqni udhëzimet e aplikacionit dhe shtypni dhe mbani shtypur butonin
për 3 sekonda.
5. Gjatë kryerjes së lidhjes, treguesi i Wi-Fi do të pulsojë. Pas përfundimit të
procesit, treguesi ndriçon pa pulsuar. Tani pllaka e sobës është lidhur me
sukses.
6. Nëse treguesi Wi-Fi i Smart Connect nuk ndizet, ndiqni udhëzimet e
aplikacionit për ta rilidhur.
SHËNIM
Sigurohuni që ta caktoni funksionin Smart Connect vetëm kur nuk ka asnjë
pllakë sobe në punë.
Për udhëzime të mëtejshme, referojuni manualit në internet në adresën
www.samsung.com
Aktivizimi/çaktivizimi i Wi-Fi
Për të ndryshuar aktivizimin/çaktivizimin e Wi-Fi, përsërisni hapat nga 2 deri në 4.
Loading ...
Loading ...
Loading ...