Samsung SM-R965FZKAEUA Galaxy Watch6 Classic Lte 47mm

User Manual - Page 22

For SM-R965FZKAEUA.

PDF File Manual, 592 pages, Download pdf file

Loading ...
Loading ...
Loading ...
Shqip
21
Përdorni kujdes kur ekspozoheni ndaj dritave vezulluese
Gjatë përdorimit të pajisjes, lini disa drita ndezur në dhomë dhe mos e mbani ekranin shumë
afër syve tuaj.
Mund të ndodhin kriza ose errësime të shikimit kur ekspozoheni dritave të forta gjatë shikimit
videove ose gjatë luajtjes me lojëra të bazuara në flash për një periudhë kohore të gjatë.
Nëse ndieni jorehati, ndaloni menjëherë përdorimin e pajisjes.
Nëse ndonjë i afërmi juaj ka provuar kriza ose të fikët gjatë përdorimit të një pajisjeje të tillë,
konsultohuni me një mjek para se ta përdorni pajisjen.
Nëse ndjeni parehati, si për shembull spazmë muskulare, ose i çorientuar, mos e përdorni
pajisjen dhe konsultohuni me një mjek.
Për të parandaluar lodhjet e syrit, bëni pushime të shpeshta kur e përdorni pajisjen.
Pakësoni rrezikun e dëmtimeve nga lëvizjet e përsëritura
Kur kryeni veprime të përsëritura si shtypja e butonave, vizatimi i karaktereve në ekran me
prekje ose luajtja e lojërave mund të përjetoni jorehati në duar, qafë, shpatulla ose pjesë të tjera
të trupit tuaj. Kur përdorni pajisjen tuaj për periudha kohore të gjata, mbajeni pajisjen me kapje
të qetë, shtypini butonat lehtë dhe bëni pushime të shpeshta. Nëse vazhdoni të keni siklet gjatë
ose pas përdorimit, mos e përdorni pajisjen dhe konsultohuni me një mjek.
Mbroni dëgjimin dhe veshët kur përdorni kufje
Ekspozimi i tepërt ndaj tingujve të lartë mund të shkaktojë dëmtime në
dëgjim.
Ekspozimi ndaj tingujve të lartë gjatë ecjes mund t'ju heqë vëmendjen dhe
të bëhet shkak për aksident.
Uleni gjithnjë volumin para se të lidhni kufjet me një burim audio dhe përdorni vetëm aq
volum sa ju nevojitet për të dëgjuar bisedën ose muzikën.
Mund të pësoni infeksion në vesh nëse kufjet bien në kontakt me materiale të huaja dhe i
mbani për kohë të gjatë. Mbajini kufjet të pastra e të thata.
Në ambiente të thata, në kufje mund të grumbullohet elektricitet statik. Shmangni
përdorimin e kufjeve në ambiente të thata ose prekni objekte metalike për të shkarkuar
elektricitetin statik para se të lidhni kufjet me pajisjen.
Mos përdorni kufje kur drejtoni makinën, motorin ose biçikletën. Nëse veproni kështu
mund të shpërqendroni vëmendjen tuaj dhe të shkaktoni një aksident, ose mund të jetë e
jashtëligjshme në varësi të vendit.
Bëni kujdes kur përdorni pajisjen gjatë ecjes apo lëvizjes
Jini gjithnjë të vetëdijshëm mbi rrethanat ku ndodheni që të shmangni lëndimin tuaj ose të të
tjerëve.
Loading ...
Loading ...
Loading ...