Samsung SM-R965FZKAEUA Galaxy Watch6 Classic Lte 47mm

User Manual - Page 16

For SM-R965FZKAEUA.

PDF File Manual, 592 pages, Download pdf file

Loading ...
Loading ...
Loading ...
Shqip
15
Informacione sigurie
Ju lutem lexoni informacionet e rëndësishme të sigurisë para se ta përdorni pajisjen. Përmban
informacione të përgjithshme sigurie për pajisjet dhe mund të përfshijë materiale që nuk
zbatohen për pajisjen tuaj. Ndiqni udhëzimet e paralajmërimit dhe kujdesit për të parandaluar
dëmtimet ndaj vetes dhe të tjerëve dhe për të parandaluar dëmtimet e pajisjes.
Termi “pajisje” i referohet produktit dhe baterisë së tij, karikuesit dhe artikujve të dhënë
bashkë me produktin, dhe çdo aksesor i aprovuar nga Samsung i dhënë bashkë me
produktin.
Paralajmërim
Mosrespektimi i paralajmërimeve dhe rregullave të sigurisë mund të
shkaktojë lëndime serioze ose vdekje
Pajisja juaj përmban magnete. Mbajeni larg nga kartat e kreditit, pajisjet mjekësore të
implantuara dhe pajisje të tjera që mund të ndikohen nga magnetet. Në rastin e pajisjeve
mjekësore, mbajeni pajisjen më larg se 15 cm. Mos e përdorni më pajisjen nëse dyshoni për
ndonjë interferencë me pajisjen tuaj mjekësore dhe konsultohuni me mjekun ose prodhuesin e
pajisjes mjekësore
Mos përdorni kabllo elektrike ose spina dhe priza elektrike të liruara
Lidhjet jo të forta mund të shkaktojnë goditje elektrike ose zjarr.
Mos e prekni pajisjen, kabllot e energjisë, spinat ose prizën elektrike me duar të lagura ose me
pjesë të tjera të trupit të lagura
Nëse veproni kështu mund të shkaktoni goditje elektrike.
Mos e tërhiqni kabllin e energjisë fort kur e shkëputni
Nëse veproni kështu mund të shkaktoni goditje elektrike ose zjarr.
Mos e përthyeni dhe mos e dëmtoni kabllon elektrike
Nëse veproni kështu mund të shkaktoni goditje elektrike ose zjarr.
Mos e përdorni pajisjen me duar të lagura ndërsa pajisja është duke u karikuar
Nëse veproni kështu mund të shkaktoni goditje elektrike.
Loading ...
Loading ...
Loading ...