Samsung SM-R965FZKAEUA Galaxy Watch6 Classic Lte 47mm

User Manual - Page 21

For SM-R965FZKAEUA.

PDF File Manual, 592 pages, Download pdf file

Loading ...
Loading ...
Loading ...
Shqip
20
Kujdesuni dhe përdoreni mirë pajisjen
Mbajeni pajisjen të thatë
Lagështia dhe lëngjet mund të dëmtojnë pjesët ose qarqet elektronike në pajisjen tuaj.
Kjo pajisje ka të pajisur treguesit e brendshme të lëngshme. Dëmtimi nga uji e pajisjes tuaj
mund ta bëjë të pavlefshme garancinë e prodhuesit.
Ruajeni pasjisjen tuaj vetëm mbi sipërfaqet të sheshta
Nëse pajisja juaj bie, ajo mund të dëmtohet.
Pajisja mund të përdoret në vende me temperaturë ambienti 0 °C deri në 35 °C. Mund ta mbani
pajisjen në temperaturë ambienti -20 °C deri 50 °C. Përdorimi ose mbajtja e pajisjes jashtë
temperaturave të rekomanduara mund ta dëmtojë pajisjen ose të ulë jetëgjatësinë e baterisë
Mos e vendosni pajisjen në vende shumë të nxehta si për shembull brenda në makinë gjatë
verës. Nëse veproni kështu mund të bëni që ekrani të keqfunksionojë, t'i shkaktoni dëmtime
pajisjes, ose të bëni që bateria të shpërthejë.
Mos e ekspozoni pajisjen tuaj në dritën e diellit për periudha të zgjatura kohore (mbi kroskotin
e një makine, për shembull).
Mos e mbani pajisjen bashkë me objekte metalike, si për shembull monedha, çelësa dhe varëse
Pajisja juaj mund të gërvishtet ose të keqfunksionojë.
Nëse terminalet e baterisë bien në kontakt me objekte metalike, kjo mund të shkaktojë zjarr.
Mos e ruani pajisjen pranë fushave magnetike
Pajisja juaj mund të pësojë avari ose bateria mund të shkarkohet nëse ekspozohet në fusha
magnetike.
Kartat me shirita magnetikë, si kartat e kreditit, kartat e telefonit, librezat dhe lejet plastike
të kalimit mund të dëmtohen nga fushat magnetike.
Shmangni kontaktin me pajisjen kur është duke u nxehur tepër. Nëse nuk bëni këtë mund të
shkaktoni djegie temperature të ulët, skuqje dhe pigmentim të lëkurës.
Bëni kujdes nga nxehja e tepërt e pajisjes kur e përdorni për periudha të gjata dhe shmangni
kontaktin për kohë të gjatë me lëkurën.
Mos u ulni mbi pajisje ose mos bëni kontakt direkt me lëkurën për periudha të gjata kur e
karikoni ose lidhni me një burim energjie.
Tolerancat ndaj temperaturës së lartë ndryshojnë individualisht. Ju lutem bëni shumë kujdes
në lidhje me përdorimin nga fëmiëjt, të moshuarit dhe njerëzit me kufizime të veçanta.
Loading ...
Loading ...
Loading ...