Samsung SM-R965FZKAEUA Galaxy Watch6 Classic Lte 47mm

User Manual - Page 17

For SM-R965FZKAEUA.

PDF File Manual, 592 pages, Download pdf file

Loading ...
Loading ...
Loading ...
Shqip
16
Mos e lidhni direkt së bashku terminalet pozitive dhe negative të karikuesit
Kjo mund të shkaktojë zjarr ose lëndime serioze.
Mos e përdorni pajisjen jashtë gjatë një stuhie
Nëse veproni kështu mund të shkaktoni goditje elektrike ose që pajisja të keqfunksionojë.
Përdorni karikues, aksesorë dhe mjete të aprovuara nga prodhuesi
Përdorimi i karikuesve gjenerikë mund të shkurtojë jetën e pajisjes tuaj ose të shkaktojë
që pajisja të mos funksionojë mirë. Ato mund të shkaktojnë gjithashtu zjarr ose të bëjnë që
bateria të pëlcasë.
Përdorni vetëm bateri, karikues dhe kabllo të aprovuar nga Samsung të bërë posaçërisht për
pajisjen tuaj. Bateritë, karikuesit dhe kabllot e papërshtatshëm mund të shkaktojnë lëndime
serioze ose dëmtime në pajisjen tuaj.
Samsung nuk mban përgjegjësi për sigurinë e përdoruesit kur ai përdor aksesorë apo pajisje
që nuk janë miratuar nga Samsung.
Mos e mbani pajisjen në xhepat e pasmë apo përreth belit
Pajisja mund të dëmtohet, të pëlcasë ose të shkaktojë zjarr nëse ushtrohet tepër presion në
të.
Mund të lëndoheni nëse goditeni ose rrëzoheni.
Mos e rrëzoni ose mos i shkaktoni goditje të forta pajisjes
Kjo mund të dëmtojë pajisjen ose baterinë, të bëjë që pajisja të dëmtohet ose të shkurtojë
jetëgjatësinë e saj.
Kjo gjithashtu mund të shkaktojë nxehje, djegie, zjarr ose rreziqe të tjera.
Mbajeni dhe vendoseni pajisjen dhe karikuesin me kujdes
Asnjëherë mos e vendosni baterinë ose pajisjen në një zjarr. Asnjëherë mos e vendosni
baterinë ose pajisjen pranë pajisjeve të nxehtësisë, si në furra mikrovalë, soba ose radiatorë.
Pajisja mund të shpërthejë kur mbinxehet. Ndiqni të gjitha rregullat lokale kur e hidhni
baterinë ose pajisjen e përdorur.
Asnjëherë mos e shtypni ose shponi pajisjen.
Shmangni ekspozimin e pajisjes në presion të lartë të jashtëm, e cila mund të çojë në qark të
shkurtër të brendshëm dhe mbinxehje.
Mbrojeni pajisjen, baterinë dhe karikuesin nga dëmtimet
Mos e ekspozoni pajisjen dhe baterinë në temperatura shumë të ftohta ose shumë të nxehta.
Temperaturat ekstreme mund të dëmtojnë pajisjen dhe të ulin kapacitetin e karikimit dhe
jetën e pajisjes dhe baterisë.
Mos përdorni kurrë një karikues ose bateri të dëmtuar.
Mos e përdorni kabllo që është zhveshur ose është dëmtuar, dhe as mos përdorni karikues ose
bateri që është dëmtuar ose nuk funksionon mirë.
Mos e ndizni ose përdorni pajisjen kur vendi i baterisë është i ekspozuar.
Loading ...
Loading ...
Loading ...