Loading ...
Loading ...
Loading ...
8 Shqip
Instalimi i pllakës së sobës
Veglat që do t'ju nevojiten
Laps Kaçavidë kryq Vizore ose mastar
Syze mbrojtëse Sharrë elektrike me lamë Trapano
Lidhja me rrjetin e furnizimit me energji
Para se ta lidhni, kontrolloni që tensioni nominal i pajisjes, pra, tensioni i
treguar në pllakën e të dhënave, korrespondon me tensionin e disponueshëm të
furnizimit. Pllaka e të dhënave ndodhet në kapakun e poshtëm të pllakës.
VINI RE
Kur doni të instaloni një pllakë sobe me induksion, sigurohuni që të jetë
instaluar nga një person i trajnuar dhe që të përdoren komponentët e duhur.
Mbylleni energjinë e qarkut para se të lidhni kabllot me qarkun.
Tensioni i elementit të ngrohjes është AC 230 V~. Pajisja funksionon në mënyrë
të përkryer edhe me rrjetet me AC 220 V~ ose AC 240 V~. Pllaka duhet të
lidhet me rrjetin elektrik duke përdorur një aparat që mundëson shkëputjen e
pajisjes nga rrjeti në të gjitha polet me një gjerësi hapjeje midis kontakteve prej
të paktën 3 mm, p.sh. çelësi stakues automatik për mbrojtjen e linjës, pajisjet
shkyçëse për rrjedhjet nga tokëzimi ose siguresa.
VINI RE
Lidhjet me kabllo duhet të kryhen në përputhje me rregulloret dhe me vidat,
tëfundore shtrënguara fort.
VINI RE
Sapo pllaka e sobës të lidhet me rrjetin e furnizimit me energji, kontrolloni që të
gjitha zonat e gatimit të jenë gati për përdorim duke e ndezur shkurtimisht secilën
prej tyre sipas radhës në cilësimin maksimal, me enë të përshtatshme gatimi.
Instalimi i pllakës së sobës
VINI RE
Sigurohuni që pajisja e re të jetë instaluar dhe tokëzuar vetëm nga personel i
kualikuar.
Ju lutemi, ndiqeni këtë udhëzim. Garancia nuk do të mbulojë asnjë dëmtim të
rëndë që mund të shkaktohet si rrjedhojë e instalimit jo në mënyrën e duhur.
Në fund të këtij manuali jepen të dhënat teknike.
Udhëzimet e sigurisë për instaluesin
• Për instalimin elektrik duhet të jepet një aparat, i cili e lejon pajisjen të
shkëputet nga spina tek të gjitha polet me një gjerësi hapjeje prej 3 mm
me anë të prekjes. Pajisjet e duhura për izolim përfshijnë çelësin stakues
për mbrojtjen e linjës, siguresat (siguresa të tipit me vidë duhet të hiqen
nga mbajtësi), pajisjet shkyçëse për rrjedhjet nga tokëzimi dhe çelësat
automatikë.
• Për sa i përket mbrojtjes nga zjarri, kjo pajisje është në përputhje me EN
60335 - 2 - 6. Kjo lloj pajisjeje mund të instalohet në një dollap të lartë ose
në mur në njërën anë.
• Ky instalim duhet të garantojë mbrojtje nga goditjet.
• Njësia në kuzhinë ku vendoset pajisja duhet të përmbushë kërkesat e
qëndrueshmërisë të DIN 68930.
• Për mbrojtje nga lagështira, të gjitha sipërfaqet e mprehta duhet të
mbështillen me një material të përshtatshëm izolues.
• Në sipërfaqe me pllaka, bashkimet në zonën ku ndodhet pllaka e sobës,
duhet të mbushen me llaç çimentoje.
• Në banakët prej guri natyral, articial ose qeramike, sustat e amortizimit
duhet të ngjiten në vend me një rrëshirë articiale të përshtatshme ose
ngjitës të përzier.
• Sigurohuni që gomina të jetë e vendosur mbi sipërfaqen e punës pa
boshllëqe. Nuk duhet të përdoret material shtesë izolues prej silikoni; kjo
gjë do ta bënte të vështirë zhvendosjen në rast riparimi.
• Pllaka e sobës duhet të shtypet nga poshtë për t'u hequr.
• Poshtë pllakës së sobës mund të instalohet një dërrasë.
• Hapësira e ajrosjes që ndodhet poshtë njësisë, ndërmjet pjesës së sipërme
dhe pjesës ballore nuk duhet mbuluar.
Loading ...
Loading ...
Loading ...