Loading ...
Loading ...
Loading ...

Če kamnito ploščo za peko vestno negujete in čistite, bo dolgo
ostala lepa in funkcionalna. Upoštevajte naslednje napotke.
Kamnito ploščo za peko odstranite šele, ko se pečica
popolnoma ohladi.
Za čiščenje kamnite plošče za peko uporabite milnico in mehko
krpo, za trdovratnejšo umazanijo pa spiralo iz nerjavečega
jekla.
Če je vaša pečica opremljena z avtomatskim samodejnim
čiščenjem (pirolizo), lahko hkrati očistite tudi kamnito ploščo
za peko na čistem pekaču na višini 2. Izberite najvišjo stopnjo
čiščenja.
Lopar za peko pic očistite z mehko krpo in milnico. Lopar za
peko pic za sušenje postavite navpično.
sq

Pllaka e gurit për pjekje nxehet shumë. Nxirreni atë nga furra
gjithmonë duke e kapur me peceta ose me doreza kuzhine.
Vendoseni me kujdes vetëm mbi sipërfaqe rezistente ndaj
nxehtësisë.

Pllaka e gurit për pjekje është e rëndë. Mbajeni duke e kapur fort
me të dyja duart.


Asnjëherë mos e vendosni pllakën
e gurit për pjekje direkt mbi bazamentin e furrës. Tek ajo ndodh
grumbullim i nxehtësisë dhe furra do të dëmtohet.
Mos e vendosni pllakën e gurit për pjekje mbi
derën e furrës ose mbi një sipërfaqe xhami. Mund të
shkaktohen gërvishtje.
Pllaka e gurit për pjekje ftohet ndjeshëm nga
vendosja e ushqimeve mbi të. Nëse keni për të pjekur, p.sh.
disa pica, nxeheni sërish pllakën e gurit pas çdo pice të paktën
për 10 minuta. Në të kundërt, pllaka e gurit për pjekje mund të
pësojë plasaritje.
Përpara pastrimit lëreni pllakën e gurit të ftohet brenda
në furrë. Kur e futni në ujë pllakën e nxehtë të gurit për pjekje
ose kur e vendosni atë mbi një leckë të lagur, materiali mund
t‘i nënshtrohet tensioneve shumë të mëdha. Pllaka e gurit për
pjekje mund të çahet.

Me pllakën e gurit për pjekje ju ia dilni të përgatisni shumë thjesht
dhe në mënyrë të sigurt bukë dhe panine të bëra vetë. Edhe
ushqimet e shijshme, si pitja që piqet në akë, quiche dhe pica, e
freskët ose e ngrirë, krijojnë një bazament të thekrisur, sikur ato të
ishin pjekur në një furrë me dru.
Pllaka e nxehtë e gurit për pjekje i transferon shumë shpejt
temperaturat e larta tek ushqimet dhe në këtë mënyrë mund
të krijohet ajo korja tipike e pjekjes. Poret në sipërfaqe mbyllet
shumë shpejt dhe për rrjedhojë gatimi mbetet me lëng dhe i butë.


1. Futeni skarën e mbajtjes në nivelin 2 në furrë ose në nivelin 1
në furrat kompakte.
2. Vendosni pllakën e gurit për pjekje mbi skarë.
3. Ndizni ngrohjen lart/poshtë dhe vendosni temperaturën e
rekomanduar për gatimin tuaj.
4. Nxeheni pllakën e gurit për pjekje të paktën për 30 minuta.

Shtrojeni gatimin për pjekje mbi pllakën e nxehur të gurit me anë
të lopatës për pjekje të lyer me miell.
Mbani parasysh edhe udhëzimet e përshtatjes në manualin e
përdorimit për furrën tuaj.
Në rastin e gatimeve të ngrira, respektoni të dhënat e prodhuesit
për ngrohjen lart/poshtë.
Nxirreni gatimin e përfunduar nga furra me ndihmën e lopatës për
pjekje.

Kur pllaka gurit për pjekje është e nxehtë në momentin e
shtrimit, fundi i picës do të bëhet më krokant.
Gjatë vendosjes së pites që piqet në akë ose picave të bëra
vetë evitoni ndotjen e pllakës së gurit nga mbetjet e materialeve
të mbushjes.

Në rast se kujdeseni dhe e pastroni si duhet pllakën e gurit për
pjekje, ajo do të jetë në gjendje të mirë dhe funksionale për një
kohë të gjatë. Mbani parasysh udhëzimet më poshtë.
Nxirreni pllakën e gurit jashtë vetëm kur furra të jetë ftohur
plotësisht.
Për pastrimin e pllakës së gurit për pjekje përdorni ujë me
detergjent larës dhe një leckë të butë; për ndotjet e forta
përdorni rrjetë teli.
Nëse furra juaj është e pajisur me funksionin e vetëpastrimit
automatik (Piroliza), atëherë ju mund ta pastroni pllakën e gurit
bashkë me furrën duke e vendosur në një tavë të pastër në
nivelin 2. Zgjidhni nivelin më intensiv të pastrimit.
Pastroni lopatën për pjekje me një sfungjer të butë dhe ujë e
detergjent larës. Lëreni në këmbë lopatën që të thahet.
23
Loading ...
Loading ...
Loading ...