User Manual - Page 236

For SCD720/86. Also, The document are for others Philips models: SCD720, SCD721, SCD723, SCD725

Loading ...
Loading ...
Loading ...
-
Modaliteti Eco Max nuk mund të aktivizohet nëse ndjeshmëria e
mikrofonit është caktuar në nivelin më të lartë.
Aktivizimi i modalitetit Eco Max
1 Zgjidhni ¨Eco Max¨ në meny me butonat + dhe - dhe shtypni OK për ta
konfirmuar.
2 Kur në ekran të shfaqet ¨Turn On¨ (Aktivizoni), shtypni OK për të
aktivizuar modalitetin Eco Max.
3 Në ekran shfaqet mesazhi paralajmërues ¨!No alert if out of range, OK?¨
(Nuk ka sinjalizim nëse jeni jashtë rrezes. Në rregull?). Shtypni OK për ta
konfirmuar.
Shënim: Mesazhi paralajmërues lëviz dy herë përgjatë ekranit. Nëse nuk
shtypni OK, njësia e prindit largohet nga menyja dhe modaliteti Eco Max
qëndron joaktiv.
4 Treguesi Eco Max pulson në ekran. Drita te ¨link¨ (lidhja) pulson ngadalë
në ngjyrë jeshile kur njësia e bebes nuk transmeton asnjë sinjal te njësia
e prindit.
5 Kur njësia e prindit merr një sinjal nga njësia e bebes pasi është
riaktivizuar radiotransmetimi, drita te "link" (lidhja) bëhet ngjyrë jeshile e
fortë.
Çaktivizimi i modalitetit Eco Max
1 Shtypni butonin MENU (Menyja).
2 Përdorni butonat + dhe - për të zgjedhur "Eco Max" dhe shtypni OK për
ta konfirmuar.
3 Kur në ekran të shfaqet ¨Turn Off¨ (Çaktivizoni), shtypni OK për ta
konfirmuar.
Drita e natës
1 Për të ndezur dritën e natës në njësinë e bebes, zgjidhni "Nightlight"
(Drita e natës) në meny me butonat + dhe - dhe shtypni OK për ta
konfirmuar.
2 Përdorni butonat + dhe - për të zgjedhur "Turn On" (Ndizni). Simboli i
dritës së natës shfaqet në ekran.
3 Kur drita e natës është e ndezur dhe dëshironi ta fikni, zgjidhni
"Nightlight" (Drita e natës) në meny dhe shtypni OK për të zgjedhur "Turn
Off" (Fikni).
Ninulla
1 Për të luajtur një ose më shumë ninulla në njësinë e bebes, zgjidhni
"Lullaby" (Ninullë) në meny me butonat + dhe -. Shtypni OK për ta
konfirmuar.
2 Shtypni përsëri OK për të luajtur ninullën e parë. Përdorni butonat + dhe
- për të zgjedhur një nga ninullat ose "Play all" (Luani të gjitha).
239
Shqip
Loading ...
Loading ...
Loading ...