User Manual - Page 232

For SCD720/86. Also, The document are for others Philips models: SCD720, SCD721, SCD723, SCD725

Loading ...
Loading ...
Loading ...
Thirrja për njësinë e prindit
Nëse e keni humbur njësinë e prindit, mund të përdorni butonin FIND (Gjeni)
në njësinë e bebes për të gjetur vendndodhjen e njësisë së prindit. Ky
funksion punon vetëm kur njësia e prindit është e ndezur dhe brenda rrezes.
1 Shtypni FIND (Gjeni) në njësinë e bebes. Njësia e prindit lëshon një ton
sinjalizimi për thirrjen.
2 Për të ndaluar tonin e sinjalizimit për thirrjen, shtypni përsëri FIND (Gjeni)
në njësinë e bebes ose shtypni çdo buton në njësinë e prindit. Toni i
sinjalizimit për thirrjen ndalon automatikisht pas 2 minutash.
Drita e statusit të baterisë
1 Drita e statusit të baterisë është jeshile e plotë kur njësia e bebes punon
me bateri dhe bateritë kanë energji të mjaftueshme.
2 Drita e statusit të baterisë pulson me shpejtësi në ngjyrë të kuqe kur
bateritë janë në nivel të ulët kur njësia e bebes punon me bateri.
Ndërrojini bateritë kur janë në nivel të ulët.
Funksionet dhe reagimet në njësinë e prindit
Volumi
Volumi mund të caktohet nëse menyja nuk është aktive. Janë shtatë nivele
të volumit dhe një cilësim "volume off" (volumi joaktiv).
Caktimi i nivelit të volumit
1 Shtypni një herë butonin + ose -.
Niveli aktual i volumit shfaqet në ekran.
2 Shtypni butonin + për të rritur volumin ose shtypni butonin - për të ulur
volumin.
Nëse nuk shtypet asnjë buton për më shumë se 2 sekonda, treguesi i
nivelit të volumit zhduket nga ekrani dhe cilësimi i volumit ruhet.
Volumi joaktiv
Nën cilësimin e volumit më të ulët, është një cilësim "volume off" (volumi
joaktiv).
1 Shtypni një herë butonin + ose -.
Niveli aktual i volumit shfaqet në ekran.
2 Mbani të shtypur butonin - për më shumë se 2 sekonda për ta caktuar
volumin si joaktiv.
235
Shqip
Loading ...
Loading ...
Loading ...