User Manual - Page 255

For 43HL7200.

Loading ...
Loading ...
Loading ...
Shqip - 40 -
Faqja e ndarjes së medias
Për të hyrë në miniaplikacionin Ndarja e medias,
trokitni te shigjeta Lart në fund të ekranit majtas.
Nëse shtypni miniaplikacionin Ndarja e medias, do të
shfaqet një ekran ku mund të zgjidhni llojin e skedarit
të medias që do të ndani në televizorin tuaj.
Shënim: Nuk mbështeten të gjitha formatet e skedarëve
të imazheve. Ky funksion nuk do të funksionojë nëse nuk
mbështetet veçoria Ndarja e audios dhe videos.
Veçoria e telekomandës inteligjente
Mund ta përdorni pajisjen tuaj celulare si telekomandë
për televizorin, pasi ta keni lidhur me televizorin tuaj.
Për të përdorur veçoritë e plota të telekomandës
inteligjente, trokitni te shigjeta Lart në fund të ekranit
majtas.
Njohja e zërit
Mund të trokitni te miniaplikacioni i Mikrofonit (
) dhe
të menaxhoni aplikacionin tuaj me anë të komandave
zanore si “Volume Up/Down!” (Volumi lart/poshtë),
“Programme Up/Down!” (Programi lart/poshtë).
Shënim: Kjo veçori është e disponueshme vetëm për pajisjet
e bazuara në android.
Faqja e tastierës
Faqja e tastierës mund të hapet në dy mënyra, duke
shtypur miniaplikacionin Tastiera(
) në ekranin e
aplikacionit ose mund të hapet automatikisht me një
komandë nga televizori.
Kërkesat
1. Smart TV
2. Lidhja e rrjetit
3. Pajisja celulare me platformën Android ose iOS
(Android OS 4.0 ose version më i lartë; IOS 6 ose
version më i lartë)
4. Aplikacioni Smart Center (mund të gjendet në
dyqanet e aplikacioneve në linjë bazuar në
platformat Android dhe iOS)
 Modemi ruter
6. Pajisja e hapësirës ruajtëse USB në formatin
FAT32 (kërkohet për veçorinë e regjistrimit me
USB, nëse ka)
Shënime:




Ndërfaqja e përdoruesit në aplikacionin Smart Center mund të
ndryshojë sipas versionit të instaluar në pajisje.
Veçoria e gatishmërisë për Alexa
Alexa është shërbimi zanor i bazuar në renë
kompjuterike nga Amazon që është i disponueshëm
në shumë pajisje ndihmëse të kontrolluara me anë
të zërit. Televizori juaj është në përputhje dhe gati
për t'u përdorur me pajisjet Alexa. Me këtë veçori,
mund të përdorni zërin për të kontrolluar funksionet e
televizorit tuaj, si p.sh. ndezjen ose fikjen, ndërrimin
e kanaleve ose të burimit hyrës, kontrollin e volumit
dhe më shumë.
Kërkesat
Kërkesat e mëposhtme duhet të plotësohen:
Televizori inteligjent gati për Alexa
Pajisja Alexa nga Amazon
Një pajisje celulare, si p.sh. telefoni ose tableti juaj,
me aplikacionet Smart Center dhe Amazon Alexa
të instaluara në të
Rrjeti i shtëpisë me aftësitë e WLAN
Një llogari e Amazon
Si të kontrolloni televizorin me një pajisje Alexa
nga Amazon
Lidhni televizorin dhe pajisjen tuaj celulare me të
njëjtin rrjet me akses në internet si pajisja juaj Alexa.
Çiftoni aplikacionin Smart Center me televizorin
tuaj Më pas trokitni te logoja e Amazon në ekranin
kryesor të aplikacionit Smart Center. Do të drejtoheni
te faqja e regjistrimit. Ndiqni udhëzimet në ekran për
të përfunduar procesin e regjistrimit dhe të lidhjes
së televizorit.
Do t'ju kërkohet të përcaktoni një emër për televizorin
tuaj të quajtur "Emri miqësor" (FN). Një "emër
miqësor" është një emër që ju kujton për televizorin
tuaj, si p.sh. televizori i dhomës së ndenjes",
"televizori i kuzhinës", "televizori i dhomës së
ngrënies" etj. Zgjidhni një emër që është i lehtë për ta
shqiptuar. Këtë emër do t'ia thoni Alexa për t'i treguar
se cilin televizor duhet të kontrollojë.
Çiftoni aplikacionin Alexa në pajisjen tuaj celulare
me pajisjen Alexa, kërkoni për aftësinë e televizorit
me anë të emrit të markës dhe aktivizojeni në
aplikacionin Alexa. Për më shumë informacione,
mund t'i referoheni manualit të përdoruesit të
pajisjes Alexa.
Kërkojini Alexa të zbulojë pajisjet tuaja. Thoni
“zbulo pajisjet e mia” ose zgjidhni Zbulo pajisjet
seksionin përkatës të aplikacionit Alexa.
Pasi të përfundojë procesi i zbulimit, do të mund ta
kontrolloni televizorin tuaj me anë të zërit.
Shënim:
Sigurohuni që pajisjet të jenë të lidhura në të njëjtin rrjet. Por
pasi të përfundojnë këto procese të çiftimit dhe të lidhjes,
pajisja Alexa dhe televizori juaj nuk kanë nevojë të jenë më
në të njëjtin rrjet.
Loading ...
Loading ...
Loading ...