User Manual - Page 254

For 43HL7200.

Loading ...
Loading ...
Loading ...
Shqip - 39 -
ndryshojeni si Aktive. Televizori juaj është gati për të
lidhur me pajisjen tuaj celulare tani.
Instaloni aplikacionin Smart Center në pajisjen tuaj
celulare.
Hapni aplikacionin e Smart Center. Nëse të gjitha
lidhjet janë konfiguruar si duhet, në pajisjen celulare
do të shikoni emrin e televizorit tuaj. Nëse emri i
televizorit nuk shfaqet në listë, prisni pak dhe trokitni te
miniaplikacioni Rifresko. Zgjidhni televizorin nga lista.
Ekrani i pajisjes celulare
Në ekranin kryesor mund të shikoni skeda për të hyrë
në veçoritë e ndryshme.
Aplikacioni e merr listën e kanaleve aktuale nga
televizori në fillim kur e hapni.
KANALET E MIA: Shfaqen programet e katër
kanaleve të para nga lista e kanaleve të marra nga
televizori. Mund t'i ndryshoni kanalet e renditura.
Mbani të shtypur miniaturën e kanalit. Do të shfaqet
një listë kanalesh dhe aty mund të zgjidhni kanalin që
dëshironi të zëvendësoni.
TV: Mund të shikoni materiale nëpërmjet skedës së
televizorit TV. Në këtë modalitet, mund të navigoni në
listën e kanaleve të marra nga televizori dhe mund
të klikoni te miniatura për të parë faqen e detajeve.
REGJISTRIMET: Mund të shikoni regjistrimet (nëse
ka) dhe rikujtesat aktive në këtë skedë. Për të fshirë
një element, thjesht shtypni tek ikona e fshirjes në
çdo rresht.
EPG (Guida elektronike e programeve): Në këtë skedë
mund të shikoni programet e transmetimit të listave të
zgjedhura të kanaleve. Mund të navigoni gjithashtu
nëpër kanale duke shtypur te kanali i zgjedhur në
skemën EPG. Kini parasysh se përditësimi / freskimi
i informacioneve të EPG-së mund të zgjasë pak, në
varësi të rrjetit dhe cilësisë së shërbimit të uebit.
Shënim: Kërkohet lidhja e internetit për informacionet EPG
të bazuara në ueb.
PARAMETRAT: Konfigurojeni aplikacionin sipas
dëshirës. Mund të ndryshoni;
Kyçja automatike (vetëm në IOS): Ekrani i pajisjes
fiket automatikisht pas një kohe të caktuar. Kjo është
joaktive, si e paracaktuar, që do të thotë se ekrani
do të qëndrojë gjithmonë i ndezur.
Aktivizo automatikisht FollowMeTV: Funksioni
FollowMeTV (nëse ka) do të hapet automatikisht
kur ky parametër është aktiv. Opsioni i paracaktuar
është joaktiv.
Lidhja automatike me televizorin: Kur kjo është
aktive, pajisja juaj celulare do të lidhet automatikisht
me televizorin e lidhur së fundi dhe do ta shmangë
ekranin e kërkimit të televizorit.
Ndrysho televizorin (vetëm në IOS): Shfaq
televizorin e lidhur aktualisht. Mund të shtypni te
ky parametër për të shkuar tek ekrani “Kërkimi i
televizorit” dhe ta ndërroni me një televizor tjetër.
Modifiko listën e përshtatur të kanaleve: Mund
të modifikoni listën e përshtatur të kanaleve me anë
të këtij parametri.
Zgjidh burimin e listës së kanaleve: Mund të
zgjidhni burimin e listës së kanaleve që do të
përdoret në aplikacion. Opsionet janë “Lista e
televizorit” dhe “Lista e përshtatur”. Po ashtu mund
të aktivizoni opsionin “Mos harro zgjedhjen time” për
ta caktuar burimin e zgjedhur të listës së kanaleve
si zgjedhjen tuaj të përhershme. Në këtë rast, nëse
burimi i zgjedhur është i disponueshëm, ai do të
përdoret në aplikacion.
Nr. i versionit: Shfaq versionin aktual të aplikacionit.
Faqja e detajeve
Për të hapur fgaqen e detajeve, trokitni te një program.
Në ekranin e faqes së detajeve, mund të merrni
informacionet e detajuara që zgjidhni. Në këtë faqe
do të gjeni “Detajet”, “Aktorët dhe ekipi” dhe “Videot”.
DETAJET: Kjo skedë paraqet një përmbledhje dhe
informacione për programin e zgjedhur. Po ashtu do
të gjeni lidhje për faqet në facebook dhe twitter për
programin e zgjedhur.
AKTORËT DHE EKIPI: Shfaq të gjithë personat që
kanë kontribut në programin aktual.
VIDEOT: Shfaq videot në Youtube në lidhje me
programin e zgjedhur.
Shënim: Për disa funksione, mund të kërkohet një lidhje
interneti.
Veçoria FollowMe TV (nëse është i
disponueshëm)
Trokitni te miniaplikacioni FOLLOW ME TV që ndodhet
në fund të ekranit majtas për të ndryshuar strukturën
e veçorisë FollowMe.
Trokitni tek ikona lexo për të nisur transmetimin e
përmbajtjes nga televizori te pajisja juaj celulare.
Është i disponueshëm nëse pajisja është në rrezen e
funksionimit të ruterit tuaj.
Modaliteti i pasqyrimit
Ky modalitet i veçorisë FollowMe TV aktivizohet
në mënyrë të paracaktuar dhe lejon transmetimin
e përmbajtjes nga çdo burim tjetër televizori dhe
shfletuesi të medias.
Shënime:
Kini parasysh se mbështeten vetëm kanalet dixhitale SD dhe
HD (DVB-T/C/S).
Mbështetja për audion në shumë gjuhë dhe veçoritë e
aktivizimit/çaktivizimit të titrave nuk janë funksionale.
Cilësia e transmetimit mund të ndryshojë në varësi të cilësisë
së lidhjes suaj.
Loading ...
Loading ...
Loading ...