User Manual - Page 231

For 43HL7200.

Loading ...
Loading ...
Loading ...
Shqip - 16 -
shtypni OK për të parë opsionet për të vazhduar.
Opsionet Vazhdoni, Lista e transponderëve dhe
Konfiguroni LNB do të jenë të disponueshme. Mund
t'i ndryshoni parametrat e transponderit dhe LNB-së
duke përdorur opsionet përkatëse të menysë.
Direkt: Nëse keni një dekoder të vetëm dhe një
antenë satelitore direkte, zgjidhni këtë lloj të antenës.
  OK për të vazhduar. Zgjidhni një
satelit të disponueshëm në ekranin tjetër dhe shtypni
OK për të skanuar për shërbimet.
Kablloja satelitore njëshe: Nëse keni shumë
marrës dhe një sistem me kabllo njëshe satelitore,
zgjidhni këtë lloj të antenës. Shtypni butonin OK për
të vazhduar. Konfiguroni parametrat duke ndjekur
udhëzimet në ekranin tjetër. Shtypni OK për të
skanuar për shërbime.
Çelësi DiSEqC: Nëse keni shumë marrës dhe një
çelës DiSEqC, zgjidhni këtë lloj të antenës. Më pas
caktoni versionin e DiSEqC dhe shOK për të
vazhduar. Mund të konfiguroni deri në katër satelitë
(nëse janë të disponueshëm) për versionin v1.0
dhe gjashtëmbëdhjetë satelitë për versionin v1.1
në ekranin tjetër. Shtypni butonin OK për të skanuar
satelitin e parë në listë.
Analoge: Nëse aktivizohet opsioni i kërkimit të
transmetimeve Analoge, televizori do të kërkojë për
transmetime dixhitale analoge pas përfundimit të
parametrave të tjerë fillestarë.
Do të shfaqet një ekran dialogues që ju kërkon të
aktivizoni kontrollin prindëror. Nëse zgjidhni Po, do të
shfaqen opsionet e kufizimit prindëror: Konfigurojini
sipas dëshirës dhe shtypni OK kur të mbaroni. Zgjidhni
Jo dhe shtypni OK për të vazhduar, nëse dëshironi të
aktivizoni kufizimet prindërore.
Pas përfundimit të parametrave fillestarë, televizori do
të fillojë të kërkojë për transmetimet e disponueshme
të tipave të zgjedhur të transmetimit.
Ndërkohë që vazhdon kërkimi, rezultatet e skanimit
aktual do të shfaqen në fund të ekranit. Pasi të ruhen të
gjitha stacionet e disponueshme, do të shfaqet menyja
Kanalet. Mund ta modifikoni listën e kanaleve sipas
preferencave tuaja duke përdorur opsionet e skedës
Modifiko ose shtypni butonin Meny për ta mbyllur dhe
për të parë televizorin.
Gjatë kërkimit, mund të shfaqet një mesazh që ju pyet
nëse dëshironi t'i renditni kanalet sipas LCN-së(*).
Zgjidhni Po dhe shtypni OK për ta konfirmuar.
(*) LCN është sistemi i Numrit logjik të kanalit që organizon
transmetimet e disponueshme në përputhje me një sekuencë
të njohur numrash për kanalet (nëse ka).
Shënime:
Për të kërkuar për kanale M7 pas Instalimit për
herë të parë, duhet të kryeni përsëri instalimin për
herë të parë. Ose shtypni butonin Meny dhe hyni te
menyja Parametrat>Instalimi>Skanimi automatik i
kanaleve>Sateliti. Më pas ndiqni të njëjtat hapa të
përmendura më sipër në seksionin e satelitit.
Mos e fikni televizorin kur filloni instalimin për herë të parë. Kini
parasysh se disa opsione mund të mos jenë të disponueshme
në varësi të shtetit të zgjedhur.
Përdorimi i veçorisë së tabelës së kanaleve
satelitore
Këto veprime mund t'i kryeni duke përdorur menynë
Parametrat>Instalimi>Parametrat e satelitit>Tabela
e kanaleve satelitore. Ka dy opsione në lidhje me
këtë veçori.
Mund të shkarkoni ose të ngarkoni të dhëna të tabelës
së kanaleve satelitore. Për të kryer këto funksione,
duhet të lidhni një pajisje USB me televizorin.
Mund të ngarkoni shërbimet aktuale dhe satelitët e
transponderët përkatës në televizor me një pajisje
USB.
Përveç kësaj mund të shkarkoni një nga skedarët e
tabelës së kanaleve satelitore të ruajtur në pajisjen
USB te televizori.
Kur të zgjidhni një nga këta skedarë, të gjitha shërbimet
dhe satelitët e transponderët përkatës në skedarin e
zgjedhur do të ruhen në televizor. Nëse ka shërbime
tokësore, kabllore dhe/ose analoge të instaluara, ato
do të ruhen dhe vetëm shërbimet satelitore do të hiqen.
Më pas kontrolloni parametrat e antenës dhe bëni
ndryshimet e nevojshme. Mund të shfaqet një mesazh
gabimi “Nuk ka sinjal” nëse parametrat e antenës nuk
janë konfiguruar si duhet.
Rileximi i mediave me hyrjen USB
Ju mund të lidhni njësi disku të ngurtë të jashtme 2.5” dhe 3.5”
(HDD me burim energjie të jashtëm) ose një kartë memorie
USB me televizorin duke shfrytëzuar hyrjet USB të televizorit.
E RËNDËSISHME! Krijoni kopje rezervë të skedarëve
në pajisjet ruajtëse para se t'i lidhni me televizorin.
Prodhuesi nuk do të jetë përgjegjës për asnjë dëmtim
të skedarëve apo humbje të të dhënave. Lloje të
caktuara të pajisjeve USB (p.sh. lexuesit MP3) ose
njësitë e diskut të ngurtë USB/kartat e kujtesës mund
të mos përshtaten me televizorin. Televizori mbështet
formatimin e diskut FAT32 dhe NTFS, por regjistrimi
nuk do të jetë i disponueshëm me disqet e formatuara
NTFS.
Kur formatoni njësi disku të ngurtë USB me më shumë
se 1 TB (terabajte) hapësirë ruajtëse, mund të ndeshni
disa probleme gjatë procesit të formatimit.
Prisni pak para se ta vendosni dhe hiqni pajisjen,
pasi lexuesi mund të jetë duke lexuar skedarët.
Mosrespektimi i këtij hapi mund të shkaktojë dëmtim
fizik të lexuesit USB dhe të vetë pajisjes USB. Mos
e hiqni njësinë e diskut kur një skedar është duke
u lexuar.
Mund të përdorni pajisjet USB me hyrjet e USB-së së
televizorit. Në një rast të tillë rekomandohen pajisjet
USB të përfshira me furnizim energjie të jashtme.
Loading ...
Loading ...
Loading ...