User Manual - Page 234

For 43HL7200.

Loading ...
Loading ...
Loading ...
Shqip - 19 -
herë që ndizni televizorin. Për të bërë këtë, kopjoni
skedarët e imazheve të preferuara në një disk USB
dhe hapini te Shfletuesi i medias. Zgjidhni hyrjen
USB nga menyja Burimet dhe shtypni OK. Mund
të shtypni po ashtu butonin Burimi në telekomandë
dhe më pas të zgjidhni pajisjen e hapësirës ruajtëse
USB nga lista e burimeve. Pasi të zgjidhni imazhin
e dëshiruar, theksojeni dhe klikoni OK për ta parë
në gjithë ekranin. Shtypni butonin Informacione,
theksoni simbolin e rrotës së ingranazhit në shiritin e
informacioneve dhe shtypni OK. Zgjidhni Opsionet
dhe shtypni OK për të hyrë. Opsioni Caktoni logon
e nisjes do të jetë i disponueshëm. Theksojeni atë
dhe shtypni përsëri OK për ta zgjedhur imazhin si një
logo të përshtatur të nisjes. Do të shfaqet një dritare
konfirmimi. Zgjidhni Po dhe shtypni OK përsëri. Nëse
imazhi është i përshtatshëm(*), do ta shikoni në ekran
gjatë ndezjes tjetër të televizorit tuaj.
Shënim: Nëse kryeni një Instalim për herë të parë
televizorit, televizori do të kthehet të përdorë përsëri logon e
paracaktuar, nëse ka.
(*)Imazhet duhet të kenë një raport të pamjes 4:3 deri në 16:9
dhe duhet të jenë në formatet .jpeg, .jpg ose .jpe. Imazhi nuk
mund të vendoset si logo e ndezjes së pajisjes nëse rezolucioni
i saj nuk shfaqet në banderolën e informacioneve.
FollowMe TV
Me celularin tuaj, mund të transmetoni programin
aktual nga televizori juaj Smart TV me anë të veçorisë
FollowMe TV. Instaloni aplikacionin e duhur Smart
Center në pajisjen tuaj celulare. Hapni aplikacionin.
Për më shumë informacione mbi përdorimin e kësaj
veçorie, referojuni udhëzimeve të aplikacionit që po
përdorni.
Shënim: Në varësi të modelit, televizori juaj mund të mos
e mbështesë këtë funksion. Aplikacioni mund të mos jetë i
përshtatshëm për të gjitha pajisjet celulare. Dyja pajisjet duhet
të jenë të lidhura në të njëjtin rrjet.
CEC
Ky funksion lejon kontrollin e pajisjeve me aftësinë
CEC (Kontrolli i pajisjeve elektronike të konsumatorit),
të lidhura nëpërmjet portave HDMI, me anë të
telekomandës së televizorit.
Në fillim, opsioni CEC në menunë
Parametrat>Sistemi>Parametrat e pajisjes duhet
të caktohet si I aktivizuar. Shtypni butonin Source
(Burimi) dhe zgjidhni hyrjen HDMI të pajisjes së
zgjedhur CEC nga menuja Lista e burimeve. Kur të
lidhet një pajisje e re burimi me CEC, ajo do të renditet
në menunë e burimeve me emrin e saj dhe jo me
emrin e portës HDMI të lidhur (si p.sh. lexuesi DVD,
regjistruesi 1, etj.).
Telekomanda e televizorit mund të kryejë automatikisht
funksionet kryesore pasi të zgjidhni burimin e lidhur në
HDMI. Për ta mbyllur këtë veprim dhe për të kontrolluar
përsëri televizorin me telekomandë, mbani të shtypur
butonin “0-Zero” në telekomandë për 3 sekonda.
Mund ta çaktivizoni funksionin CEC duke
caktuar opsionin përkatës nën menynë
Parametrat>Sistemi>Parametrat e pajisjes.
Televizori mbështet veçorinë ARC (Kanali i kthimit
të audios). Kjo veçori është një lidhje audio për
zëvendësimin e kabllove të tjerë mes televizorit
dhe një sistemi të audios (marrësi A/V ose sistemi i
altoparlantëve).
Kur ARC është aktive, televizori nuk i bllokon
automatikisht daljet e tjera të audios. Do të duhet ta
ulni manualisht volumin e televizorit në zero, nëse
dëshironi të dëgjoni vetëm audion ARC (ashtu si
daljet e audios dixhitale optike ose dyaksiale). Nëse
dëshironi të ndryshoni nivelin e volumit të pajisjes së
lidhur, duhet të zgjidhni pajisjen nga lista e burimeve.
Në këtë rast, butonat e kontrollit të volumit drejtohen
te pajisja audio e lidhur.
Shënim: ARC mbështetet vetëm nëpërmjet hyrjes HDMI2.
Kontrolli i audios së sistemit
Lejon përdorimin e një Përforcuesi/marrësi audio me
televizorin. Volumi mund të kontrollohet me anë të
telekomandës së televizorit. Për të aktivizuar këtë
veçori, caktojeni opsionin Dalja e tingullit në menunë
Parametrat>Tingulli si HDMI ARC. Kur është zgjed
-
hur opsioni HDMI ARC, opsioni CEC odo të caktohet
automatikisht si Aktivizuar, nëse nuk është caktuar
tashmë. Zëri i altoparlantëve të televizorit do të bllo
-
kohet dhe zëri i burimit të ndjekur do të sigurohet nga
sistemi i lidhur i zërit.
Shënim: Pajisja e audios duhet të mbështesë veçorinë e
Kontrollit të audios së sistemit.
Loading ...
Loading ...
Loading ...