User Manual - Page 221

For 43HL7200.

Loading ...
Loading ...
Loading ...
Shqip - 6 -
Çelësi i kontrollit të televizorit dhe përdorimi
1. Drejtimi lart
2. Drejtimi poshtë
3. 

Çelësi i kontrollit të lejon të kontrollosh funksionet e
Volumit / Programit / Burimit dhe Në pritje të televizorit.
Për të ndryshuar volumin: Rritni volumin duke
shtypur butonin lart. Ulni volumin duke shtypur butonin
poshtë.
Për të ndryshuar kanalin: Shtypni në mes të butonit
dhe në ekran do të shfaqet shiriti i informacionit.
Lëvizni në kanalet e ruajtura duke shtypur butonin
lart ose poshtë.
Për të ndryshuar burimin: Shtypni dy herë në mes të
butonit (për herë të dytë) dhe në ekran do të shfaqet
lista e burimit. Lëvizni në burimet e disponueshme
duke shtypur butonin lart ose poshtë.
Për të fikur televizorin: Shtypni në mes të butonit dhe
mbajeni të shtypur për disa sekonda, televizori do të
kalojë në modalitetin në pritje.
Për të ndezur televizorin: Shtypni në mes të butonit
dhe televizori do të ndizet.
Shënime:
Nëse e fikni televizorin, ky cikël do të fillojë përsëri nga
përcaktimi i volumit.
OSD e menysë kryesore nuk mund të shfaqet me butonin
e komandimit.
Funksionimi me pult
Shtypni butonin Menu në pultin tuaj për të shfaqur
menynë kryesore. Përdorni butonat e drejtimit dhe
butonin OK për të naviguar dhe për të caktuar. Shtypni
butonin Return/Back ose Menu për të mbyllur një
ekran të menysë.
Zgjedhja e hyrjes
Pasi të keni lidhur sistemet e jashtme me televizorin
tuaj, mund të kaloni te burime të ndryshme të hyrjes.
Shtypni vazhdimisht butoninBurimi në telekomandë
për të zgjedhur burimet e ndryshme.
Ndryshimi i kanaleve dhe volumit
Ju mund të ndërroni kanalin dhe të rregulloni volumin
duke përdorur butonat Programi +/- dhe Volumi +/-
në telekomandë.
Butoni i kontrollit të televizorit dhe përdorimi
Shënim: Pozicioni i butonit të kontrollit mund të ndryshojë
sipas modelit.
Televizori juaj ka një buton të vetëm kontrolli. Ky buton
ju lejon të kontrolloni funksionet e gatishmërisë / burimit
/ programit dhe volumit në televizor.
Përdorimi me butonin e kontrollit
Shtypni butonin e kontrollit për të shfaqur menynë e
opsioneve të funksionit.
Më pas shtypeni butonin në vazhdim për ta
kaluar fokusin te opsioni i dëshiruar nëse është e
nevojshme.
Mbani të shtypur butonin për rreth 2 sekonda për të
aktivizuar opsionin e zgjedhur. Ngjyra e ikonës së
opsionit ndryshon kur ai aktivizohet.
Shtypni përsëri edhe një herë butonin për të përdorur
funksionin ose hyni në nënmeny.
Për të zgjedhur një opsion tjetër të funksionit, do
të duhet të çaktivizoni në fillim opsionin e fundit të
aktivizuar. Mbani të shtypur butonin për ta çaktivizuar
atë. Ngjyra e ikonës së opsionit ndryshon kur ai
çaktivizohet.
Për ta mbyllur menynë e opsioneve të funksionit, mos
e shtypni butonin për një periudhë prej 5 sekondash.
Menyja e opsioneve të funksionit do të zhduket.
Për të fikur televizorin: Shtypni butonin e kontrollit
për të shfaqur menynë e opsioneve të funksionit,
fokusi do të jetë tek opsioni i Gatishmërisë. Mbani të
shtypur butonin për rreth 2 sekonda për të aktivizuar
këtë opsion. Ngjyra e ikonës së opsionit ndryshon kur
ai aktivizohet. Më pas shtypni përsëri edhe një herë
butonin për ta fikur televizorin.
Për të ndezur televizorin: Shtypni butonin e kontrollit
dhe televizori do të ndizet.
Për të ndryshuar volumin: Shtypni butonin e kontrollit
për të shfaqur menynë e opsioneve të funksionit dhe
më pas shtypni butonin në vazhdim për ta kaluar
fokusin tek opsioni Volumi + ose Volumi -. Mbani të
shtypur butonin për rreth 2 sekonda për të aktivizuar
Loading ...
Loading ...
Loading ...