User Manual - Page 219

For 43HL7200.

Loading ...
Loading ...
Loading ...
Shqip - 4 -
Kur televizori të mos jetë në përdorim, ju lutemi fikeni
dhe shkëputeni televizorin nga priza e rrjetit elektrik.
Kjo do të zvogëlojë ose do të ndalojë po ashtu
konsumin e energjisë.
Karakteristikat
Televizori me ngjyra me komandim në largësi
Televizori dixhital/tokësor/kabllor/satelitor plotësisht
i integruar (DVB-T-T2/C/S-S2)
Opsioni i instalimit të Fransat
Hyrjet HDMI për të lidhur pajisjet e tjera me fishat
HDMI
Hyrja USB
Sistemi i menusë OSD
Sistemi i zërit stereo
Teleteksti
Lidhja për kufjet
Sistemi i programimit automatik
Sintonizimi manual
Fikje automatike pas deri në tetë orë.
Kohëmatësi i fikjes
Bllokimi për fëmijët
Bllokim automatik i zërit kur nuk ka transmetim.
Rileximi NTSC
AVL (Kufizimi Automatik i Volumit)
PLL (Kërkimi i frekuencave)
Hyrja PC
Modaliteti i lojërave (fakultativ)
Funksioni i çaktivizimit të figurës
Regjistrimi i programeve
Regjistrimi me ndërrim kohor i programeve
Pixellence
Ethernet (LAN) për shërbimin dhe lidhjen në internet
Mbështetja WLAN 802.11 a/b/g/n e integruar
Ndarja e Videos dhe e Audios
HbbTV
Ultra HD (UHD)
Televizori juaj mbështet Ultra HD (definicioni ultra
i lartë, i njohur edhe si 4K) që siguron rezolucionin
3840x2160 (4K:2K). Ai është i barabartë me 4 herë sa
rezolucioni i televizorit Full HD, duke e dyfishuar numrin
e pikselëve të televizorit Full HD si horizontalisht, ashtu
edhe vertikalisht. Materialet Ultra DH mbështeten nga
HDMI, hyrjet USB dhe në transmetimet DVB-T2 dhe
DVB-S2.
Diapazoni i lartë dinamik (HDR) / Gama e
regjistrimit hibrid (HLG)
Me përdorimin e kësaj veçorie, televizori mund të
riprodhojë një diapazon më të madh dinamik për
ndriçimin duke regjistruar dhe duke kombinuar më
pas disa ekspozime të ndryshme. Veçoria HDR/HLG
premton një cilësi më të mirë të figurës falë theksimeve
më të ndritshme dhe më reale, ngjyrave më reale si dhe
përmirësimeve të tjera. Ajo siguron pamjen që kërkojnë
të arrijnë regjisorët e filmave, duke shfaqur zonat e
fshehura të hijeve të errëta dhe të dritës së diellit me
qartësi, ngjyra dhe detaje të plota. Përmbajtjet e HDR/
HLG mbështeten nëpërmjet aplikacioneve origjinale
dhe të tregut, hyrjeve HDMI, USB dhe nëpërmjet
transmetimeve DVB-S. Caktoni hyrjen përkatëse të
burimit HDMI si Të përmirësuar nga opsioni Burimet
te menyja Parametrat për të shikuar përmbajtjet në
HDR/HLG, nëse përmbajtja në HDR/HLG merret
nëpërmjet një hyrjeje HDMI. Pajisja e burimit duhet të
jetë po ashtu të paktën në përputhje me HDMI 2.0a
në një rast të tillë.
Dolby Vision
Dolby Vision™ ofron një eksperiencë vizuale emo
-
cionuese, një ndriçim mahnitës, një kontrast të
jashtëzakonshëm dhe ngjyra të gjalla që i japin jetë
argëtimit. Ai e realizon këtë cilësi mahnitëse të imazhit
duke ndërthurur teknologjitë e imazheve HDR dhe të
spektrit të gjerë të ngjyrave. Duke rritur ndriçimin e
sinjalit origjinal dhe duke përdorur një gamë më të
lartë dinamike të ngjyrave dhe të kontrastit, Dolby
Vision sjell imazhe mahnitëse dhe si në realitet me
detaje të shkëlqyera që nuk mund të realizohen nga
teknologjitë e tjera pas përpunimit në televizor. Dolby
Vision mbështetet nëpërmjet aplikacioneve origjinale
dhe ato të tregut dhe hyrjet HDMI dhe USB.
Caktoni hyrjen përkatëse të burimit HDMI si
përmirësuar nga opsioni Burimet te menyja Para
-
metrat për të shikuar përmbajtjet në Dolby Vision,
nëse përmbajtja në Dolby Vision merret nëpërmjet një
hyrjeje HDMI. Pajisja e burimit duhet të jetë po ashtu të
paktën në përputhje me HDMI 2.0a në një rast të tillë.
Te menyja Parametrat>Figura>Modaliteti do të ketë
dy modalitete të paracaktuara të figurës në rast se
zbulohet një përmbajtje e Dolby Vision: Dolby Vision
Bright and Dolby Vision Dark. Të dyja e lejojnë për
-
doruesin të provojë përmbajtjen në mënyrën që ka
planifikuar fillimisht krijuesi me kushte të ndryshme të
ndriçimit të ambientit.
Loading ...
Loading ...
Loading ...