User Manual - Page 235

For 43HL7200.

Loading ...
Loading ...
Loading ...
Shqip - 20 -
Përmbajtja e menysë së parametrave
Përmbajtja e menysë së figurës
Modaliteti
Mund të ndryshoni modalitetin e figurës për t'iu përshtatur preferencave dhe kërkesave
tuaja. Modaliteti i figurës mund të caktohet në një nga këto opsione: Kinema, Lojëra
(opsional), Sport, Dinamik dhe Natyral.
Modalitetet e Dolby Vision: Në rast se zbulohet një përmbajt e Dolby Vision, do të ofrohen opsionet e
modalitetit të figurës së Dolby Vision i errët dhe Dolby Vision i ndritshëm në vend të modaliteteve Natyrale
dhe të Kinemasë.
Kontrasti
Rregullon vlerat e dritës dhe errësirës në ekran.
Ndriçimi
Rregullon vlerat e ndriçimit në ekran.
Qartësia
Vendos vlerën e qartësisë për objektet e shfaqura në ekran.
Ngjyra
Vendos vlerën e ngjyrave, duke rregulluar ngjyrat.
Kursimi i energjisë
Për ta vendosur Kursimin e energjisëI përshtatur, Minimum, Mesatar, Maksimum,
Automatik, Ekrani joaktiv ose Joaktiv.
Shënim: Opsionet e disponueshme mund të ndryshojnë në varësi të Modalitetit të zgjedhur.
Drita e sfondit
Ky parametër kontrollon nivelin e dritës së sfondit. Ky opsion do të jetë i disponueshëm
nëse Kursimi i energjisë është caktuar si I përshtatur. Theksojeni dhe përdorni butonat
e drejtimit Majtas/Djathtas për ta caktuar.
Zmadhimi i figurës
Cakton formatin e dëshiruar të madhësisë së imazhit.
Zhvendosja e
figurës
Ky opsion mund të jetë i disponueshëm në varësi të parametrit Zmadhimi i figurës.
Theksoni dhe shtypni OK dhe më pas përdorni butonat e drejtimit për të zhvendosur
figurën lart ose poshtë.
HDR virtuale
Funksioni HDR virtuale që manipulon ngjyrën, ngopjen dhe kontrastin dinamik, e
konverton në fakt figurën e Gamës dinamike standarde në figurë të Gamës dinamike
të lartë. Caktojeni si Aktive për ta aktivizuar.
Parametrat e
përparuar
Kontrasti
dinamik
Mund ta ndryshoni nivelin e kontrastit me anë të funksionit të kontrastit dinamik.
Temperatura e
ngjyrës
Cakton vlerën e dëshiruar të temperaturës së ngjyrave. Janë të disponueshme opsionet
E freskët, Normale, E ngrohtë dhe E përshtatur.
Pika e bardhë
Ky parametër do të jetë i disponueshëm nëse opsioni Temperatura e ngjyrave caktohet
si E përshtatur. Rritni "ngrohtësinë" ose "freskinë" e figurës duke shtypur butonat
majtas ose djathtas.
Shtrirja blu
Funksioni i përmirësimit të ngjyrës së bardhë që e bën ngjyrën e bardhë më të ftohtë
për ta bërë figurën më të ndritshme. Caktojeni si Aktive për ta aktivizuar.
Mikrozbehja
Në dispozicion janë opsionet E ulët, Mesatare, E lartë dhe Joaktive. Kur Mikrozbehja
është aktive, ajo do të përmirësojë kontrastin në nivel lokal për çdo zonë të përcaktuar.
Zvogëlimi i
zhurmës
Nëse sinjali i transmetimit është i dobët dhe figura ka zhurmë (ndërhyrje), përdorni
parametrin Zvogëlimi i zhurmës për të ulur nivelin e zhurmës.
Heqja e konturit
Në dispozicion janë opsionet E ulët, Mesatare, E lartë dhe Joaktive. Kur Heqja e
konturit është aktive, ajo do të zvogëlojë efektet e konturit në përmbajtjet me rezolucion
të ulët dhe shërbimet e transmetimit automatik.
MEMC
Shtypni butonat majtas/djathtas për ta vendosur MEMC I ulët, Mesatar, I lartë ose
Joaktiv. Kur MEMC është aktiv, ai siguron optimizmin e parametrave të videos në
televizor që imazhet lëvizëse të kenë një cilësi dhe lexueshmëri më të mirë.
Loading ...
Loading ...
Loading ...