Samsung SM-R895FZSAEUA Galaxy Watch4 Classic

User Manual - Page 23

For SM-R895FZSAEUA. Also, The document are for others Samsung models: SM-R860, SM-R870, SM-R880, SM-R890, SM-R865F, SM-R875F, SM-R885F, SM-R895F

PDF File Manual, 616 pages, Read Online | Download pdf file

SM-R895FZSAEUA photo
Loading ...
Loading ...
Loading ...
Shqip
22
Bëni kujdes kur vini pajisjen
Për të bërë matje të sakta, duhet ta mbani pajisjen në mënyrë të tillë që të puthitet me kyçin e
dorës. Pas matjes, lirojeni rripin që të lejoni ajrin të qarkullojë në lëkurë. Rekomandohet që ta mbani
pajisjen në mënyrë të tillë që të mos jetë as tepër e lirë, as tepër e shtrënguar, dhe që ta ndjeni rehat
në situata normale.
Kur e mbani pajisjen për kohë të gjatë ose bëni ushtrime me intensitet të lartë ndërsa e mbani,
mund të ndodhë irritim në lëkurë për shkak të disa faktorëve të caktuar, si fërkimit, presioni ose
lagështia. Nëse e keni mbajtur pajisjen për kohë të gjatë, hiqeni nga kyçi i dorës për njëfarë kohe që
ta mbani lëkurën të shëndetshme dhe që kyçi i dorës të pushojë.
Nëse e shtrëngoni pajisjen shumë fort, mund të ndodhë irritim në lëkurë dhe nëse e lini shumë
lirshëm, mund të ketë fërkim.
Mbajeni pajisjen të thatë dhe të pastër për të shmangur kontaktin me lëkurën.
Pajisja i përmbahet standardeve ndërkombëtare të sigurisë, por merrni pasat paraprake të
nevojshme nëse lëkura juaj është tepër e ndjeshme ose nëse keni alergji ndaj ndonjë materiali.
Mos vizato apo vendosni ndonjë afishe në pajisjen tuaj
Ngjyra apo afishet mund të pengoj pjesën lëvizëse dhe të pandalojë operimin e duhur.
Nëse jeni alergjik nga boja ose pjesët metalike të pajisjes, mund të keni kruajtje, ekzemë ose enjtje
të lëkurës. Kur ndodh kjo, mos e përdorni pajisjen dhe konsultohuni me një mjek.
Instalojini me kujdes aparatet dhe pajisjet celulare
Sigurohuni që çdo aparat celular apo pajisje në funksion të tij që është instaluar në automjetin tuaj
të jetë montuar në mënyrë të sigurt.
Mos e përdorni pajisjen dhe aksesorët pranë ose brenda një vendi ku është vendosur airbegu.
Pajisjet wireless që nuk janë instaluar siç duhet mund të shkaktojnë dëmtime serioze kur airbegët
hapen papritur.
Mos e rrëzoni pajisjen tuaj dhe as mos i shkaktoni asaj goditje
Pajisja juaj mund të dëmtohet ose të keqfunksionojë.
Nëse përthyhet apo deformohet, pajisja mund të dëmtohet dhe pjesë të saj të pësojnë avari.
Siguroni jetëgjatësi maksimale të baterisë dhe të ngarkuesit
Me kalimin e kohës, pajisja e papërdorur do të shkarkohet dhe duhet të karikohet përsëri para se të
përdoret.
Shkëputeni karikuesin nga burimet e energjisë kur nuk e përdorni.
Përdoreni baterinë vetëm për qëllimet e tyre të caktuar.
Ndiqni të gjithë udhëzimet në këtë manual për të siguruar jetëgjatësinë më të gjatë të pajisjes
dhe baterisë tuaj. Dëmtimet ose performanca e dobët e shkaktuar nga mosrespektiimi i
paralajmërimeve dhe udhëzimeve mund të evitojë garancinë e prodhuesit.
Pajisja juaj mund të vishet me kalimin e kohës. Disa pjesë dhe riparime mbulohen nga garancia
brenda periudhës të vlefshmërisë, por jo dëmtimet ose prishjet e shkaktuara nga përdorimi i
aksesorëve të paaprovuar.
Loading ...
Loading ...
Loading ...