Samsung SM-R955FZSAEUA Galaxy Watch6 Classic Lte 43mm

User Manual - Page 25

For SM-R955FZSAEUA.

PDF File Manual, 592 pages, Download pdf file

Loading ...
Loading ...
Loading ...
Shqip
24
Mbrojini të dhënat tuaja personale dhe parandaloni rrjedhjet ose keqpërdorimin e
informacioneve sensitive
Gjatë përdorimit të pajisjes tuaj, sigurohuni që të krijoni kopje rezervë të të dhënave të
rëndësishme. Samsung nuk është përgjegjës për humbjen e çdo të dhëne.
Kur e flakni pajisjen tuaj, krijoni kopje rezervë të të dhënave dhe pastaj rivendosni pajisjen
tuaj për të parandaluar keqpërdorimin e informacionit tuaj personal.
Lexoni me kujdes ekranin e lejeve kur shkarkoni aplikacione. Keni kujdes veçanërisht me
aplikacionet që kanë qasje në shumë funksione ose në një sasi të konsiderueshme të dhënave
tuaja personale.
Kontrolloni llogaritë tuaja rregullisht për përdorime të paaprovuara ose të dyshimta. Nëse
gjeni ndonjë shenjë të keqpërdorimit të informatave tuaja personale, kontaktoni ofruesin tuaj
të shërbimit që të fshini ose ndryshoni informacionin e llogarisë suaj.
Në rast se pajisja juaj është humbur ose vjedhur, ndryshoni fjalëkalimet në llogaritë tuaja në
mënyrë që të mbroni informatat tuaja personale.
Shmangni përdorimin e aplikacioneve nga burime të panjohura dhe bllokoni pajisjen tuaj me
një model, fjalëkalim, ose PIN.
Të mos shpërndahet materiali i mbrojtur me të drejtë të autorit
Mos i shpërndani materialet e mbrojtura nga e drejta e autorit pa lejën e pronarëve të tyre. Në
këtë mënyrë mund të shkelni ligjet e së drejtës së pronësisë. Prodhuesi nuk mbanë përgjegjësi
për çfaredo çështje juridike që kanë ardhur si rrjedhojë nga përdorimi ilegal i përdoruesit të
materialit me të drejtë të autorit.
Maluerët dhe viruset
Për të mbrojtur pajisjen nga maluerët dhe viruset, zbatoni këto këshilla përdorimi.
Mosrespektimi i tyre mund të shkaktojë dëmtime ose humbje të të dhënave të cilat mund të
mos mbulohen nga shërbimi i garancisë
Mos shkarkoni aplikacione të panjohura.
Mos vizitoni faqe interneti të pabesueshme.
Fshijini mesazhet e dyshimta ose email-ët nga dërguesit e panjohur.
Vendosni një fjalëkalim dhe ndryshojeni atë rregullisht.
Çaktivizoni veçoritë lidhjeve me valë, si për shembull Bluetooth, kur nuk i përdorni.
Nëse pajisja sillet në mënyrë jo normale, hapni një aplikacion antivirus për të kontrolluar për
infektime.
Hapni një aplikacion antivirus në pajisjen tuaj para se të hapni aplikacionet dhe dosjet e
saposhkarkuara.
Instaloni aplikacione antivirus në kompjuterin tuaj dhe hapini rregullisht për të kontrolluar
për infektime.
Mos bëni ndryshime në cilësimet e regjistrit ose të modifikoni sistemin operativ të pajisjes.
Loading ...
Loading ...
Loading ...