Samsung SM-R955FZSAEUA Galaxy Watch6 Classic Lte 43mm

User Manual - Page 20

For SM-R955FZSAEUA.

PDF File Manual, 592 pages, Download pdf file

Loading ...
Loading ...
Loading ...
Shqip
19
Fikeni pajisjen në mjedise ku ekziston mundësia e shpërthimit
Gjithnjë zbatoni rregullat, udhëzimet dhe sinjalizimet në mjedise ku ekziston mundësia e
shpërthimit.
Mos e përdorni pajisjen në pika karburanti (stacione karburanti), pranë karburanteve ose
lëndëve kimike, ose në zona shpërthyese.
Mos ruani dhe mos transportoni lëngje të ndezshme, gaze ose materiale shpërthyese në të
njëjtin vend me pajisjen, pjesët ose aksesorët e saj.
Nëse ndonjë pjesë e pajisjes thyhet, nxjerr tym ose lëshon erë të djegur, ndaloni menjëherë
përdorimin e pajisjes. Përdoreni pajisjen përsëri vetëm pasi të jetë riparuar në një qendër
shërbimi të Samsung ose në një qendër shërbimi të autorizuar
Xhami i thyer ose akriliku mund të dëmtojë duart ose fytyrën tuaj.
Kur bateria nxjerr tym ose lëshon një erë të djegur, mund të rezultojë në shpërthim të baterisë
ose zjarr.
Veproni në përputhje me gjitha paralajmërimet dhe rregullat e sigurisë për sa i përket
përdorimit të pajisjeve celulare gjatë drejtimit të mjetit
Gjatë drejtimit të automjetit, drejtimi i sigurt i tij është përgjegjësia juaj e parë. Mos e përdorni
kurrë pajisjen tuaj celulare gjatë drejtimit të automjetit, nëse kjo gjë ndalohet me ligj. Për
sigurinë tuaj dhe sigurinë e të tjerëve, përdorni gjykimin tuaj dhe mbani mend këshillat e
mëposhtme:
Sigurohuni që të hapni pajisjen tuaj wireless pa hequr sytë nga rruga. Nëse merrni një
telefonatë në një moment të papërshtatshëm, lini që të përgjigjet sekretaria telefonike për ju.
Pezullojini thirrjet në kushte trafiku të rënduar apo me mot të keq. Shiu, bubullima, bora,
akulli dhe trafiku i rënduar shfaqin rrezikshmëri.
Mos mbani shënime ose mos kërkoni numra telefonash. Shënimi i një liste “detyrash” ose
kërkimi në librin e adresave mund t’ju heqë vëmendjen nga përgjegjësia juaj kryesore e
drejtimit të sigurt të automjetit.
Telefononi kur duhet dhe vlerësoni trafikun. Telefononi kur nuk jeni në lëvizje ose përpara se
futeni në trafik. Përpiquni të planifikoni telefonatat për çastet kur vetura juaj do të jetë e
ndaluar.
Mos u angazhoni në biseda stresuese ose emocionuese që mund t’ju heqin vëmendjen nga
rruga. Tregojini personit me të cilin po flitni që po ngitni makinën dhe të shmangni bisedat që
mund t’ju shpërqëndrojnë vëmendjen nga rruga.
Loading ...
Loading ...
Loading ...