Philips AC0651/10

User manual - Page 239

For AC0651/10.

PDF File Manual, 402 pages, Read Online | Download pdf file

AC0651/10 photo
Loading ...
Loading ...
Loading ...
239
Shqip
Vendruajtja
1 Fikni pastruesin e ajrit dhe shkëputeni atë nga priza elektrike.
2 Pastroni pastruesin e ajrit dhe sipërfaqen e filtrit (shih 'Pastrimi').
3 Lërini të gjitha pjesët të thahen plotësisht në ajër përpara se ta vendosni në
ruajtje.
4 Mbështillni filtrin me qese plastike hermetike ndaj ajrit.
5 Vendoseni pastruesin e ajrit dhe filtrin e tij në ruajtje në një vend të freskët
dhe të thatë.
6 Lani gjithmonë mirë duart pas veprimeve me një filtër.
Zgjidhja e problemeve
Ky kapitull përmbledh problemet më të shpeshta që mund të hasni me pajisjen.
Nëse nuk keni mundësi ta zgjidhni problemin me informacionin e mëposhtëm,
kontaktoni me qendrën e kujdesit për klientin në vendin tuaj.
Problemi Zgjidhja e mundshme
Pajisja nuk punon edhe pse është e
vendosur në prizë.
Sinjalizimi për ndërrimin e filtrit pulson, por nuk e keni
ndërruar filtrin përkatës. Si rezultat, pajisja tani është e
bllokuar. Në këtë rast, ndërroni filtrin dhe resetoni
numëruesin e jetëgjatësisë së filtrit.
Rryma e ajrit që del jashtë nga vrima e daljes
së ajrit është dukshëm më e dobët sesa më
parë.
Sipërfaqja e filtrit është ndotur. Pastroni sipërfaqen e filtrit
(shih 'Pastrimi').
Cilësia e ajrit nuk përmirësohet, edhe pse
pajisja ka qenë në punë për një kohë të
gjatë.
Kontrolloni nëse keni hequr nga filtri materialin e paketimit.
Sigurohuni që filtri është montuar saktë.
Dhoma është e madhe ose cilësia e ajrit jashtë është e keqe.
Për një performancë optimale në pastrim, mbyllni dyert dhe
dritaret gjatë kohës që përdorni pastruesin e ajrit.
Në ajrin brenda ka burime ndotëse. Për shembull, tym
duhani, tym gatimi, tym djegieje.
Filtri po arrin fundin e jetëgjatësisë së përdorimit. Ndërroni
filtrin me një filtër të ri.
Pajisja lëshon një aromë të çuditshme. HHerët e para që përdorni pajisjen, ajo mund të lëshojë një
aromë plastike. Kjo është normale. Megjithatë, nëse pajisja
lëshon një aromë djegieje edhe nëse hiqni filtrin, atëherë
kontaktoni me shitësin e "Philips" ose me një qendër shërbimi
të autorizuar nga "Philips". Filtri mund të lëshojë aromë pasi
është përdorur për një farë kohe, për shkak të thithjes së
gazeve të ajrit të brendshëm. Rekomandohet që ta
riaktivizoni filtrin duke e vendosur atë në dritën direkte të
diellit për të vazhduar përdorimin e tij. Nëse aroma vazhdon
akoma, ndërroni filtrin.
Loading ...
Loading ...
Loading ...