User Manual - Page 252

For 43HK5600.

Loading ...
Loading ...
Loading ...
Shqip - 37 -
Për të menaxhuar aplikacionet e instaluara në televizor,
shtoni aplikacione të reja nga tregu ose për të shikuar
të gjitha aplikacionet e disponueshme në modalitetin
e ekranit të plotë, theksoni opsionin Shto më shumë
dhe shtypni OK. Duke përdorur këtë opsion të menysë,
mund të shtoni një aplikacion të instaluar te menyja
Faqja bazë, ta hapni ose ta hiqni atë. Aplikacionet e
hequra nuk do të jenë më të arritshme nga menyja
Aplikacionet. Mund të shtoni po ashtu aplikacione të
reja nga tregu. Për të hyrë te tregu, theksoni logon e
shportës së blerjeve që ndodhet në anën e sipërme
majtas të ekranit dhe shtypni OK. Aplikacionet e
disponueshme në treg do të shfaqen. Përdorni butonat
e drejtimit për të theksuar një aplikacion dhe shtypni
OK. Theksoni opsionin Shtoni tek aplikacionet dhe
shtypni përsëri OK për të shtuar aplikacionin e zgjedhur
te menyja Aplikacionet.
Për akses të shpejtë te menyja Shtoni më shumë,
mund të shtypni butonin Internet në telekomandë,
nëse ka një buton të tillë.
Shënime:
Probleme të mundshme që varen nga aplikacioni mund të
shkaktohen nga ofruesi i shërbimit të përmbajtjes.
Shërbimet e internetit të palëve të treta mund të ndryshohen,
të ndërpriten ose të kufizohen në çdo kohë.
Platforma Freeview Play
Platforma Freeview Play ofron shërbime sipas
kërkesës dhe shërbime televizive me vonesë. Thjesht
shtypni butonin Freeview Play në telekomandë për të
lidhur platformën e Freeview Play.
Platforma Freeview Play mund të përdoret po
ashtu nga menytë Faqja bazë dhe Aplikacionet.
Shtypni butonin Menyja dhe zgjidhni Faqja bazë ose
Aplikacionet. Më pas theksoni Freeview Play dhe
shtypni butonin OK.
Duhet të pranoni kushtet e përgjithshme për shërbimet
e Freeview Play në fillim nëse nuk i keni pranuar
gjatë Instalimit për herë të parë. Theksoni Po dhe
shtypni OK në telekomandë për ta konfirmuar dhe
për të vazhduar.
Do të shfaqen aplikacionet e integruara të lexuesit
televiziv. Zgjidhni një aplikacion dhe shtypni butonin
OK. Më pas zgjidhni një përmbajtje që dëshironi ta
rilexoni dhe shtypni butonin OK për ta ndjekur.
Përmbajtjet e shërbimit Catch-up mund të hapen dhe të
rilexohen po ashtu drejtpërdrejt nga Guida e televizorit.
Referojuni seksionit Guida elektronike e programeve
për më shumë informacione.
Kërkesat
Shërbimet Freeview Play mund të përdoren vetëm
nëse plotësohen kërkesat e mëposhtme:
Lidhja e televizorit me internetin. Një shpejtësi mini
-
male e brezit të gjerë me 2 Mbps kërkohet për funk-
sionimin e përshtatshëm të shërbimeve televizive
sipas kërkesës dhe me vonesë.
Pranimi i kushteve të përgjithshme të Freeview Play
Shënim: Përdorimi i platformës Freeview Play do të llogaritet
në nivelin mujor të lejuar të dhënave të brezit të gjerë. Vetëm
kanale të përzgjedhura e ofrojnë shërbimin me vonesë për
7 ditë.
Shfletuesi i internetit

në menynë 
         

Ekrani fillestar i shfletuesit, miniatura e lidhjeve të
paracaktuara (nëse ka) me uebsajtet e disponueshme
do të shfaqen si opsione të Formimit të shpejtë
të numrit së bashku me opsionet e Redaktimit të
formimit të shpejtë të numrit dhe Shtimit te formimi
i shpejtë i numrit.
Për të naviguar në shfletuesin e uebit, përdorni butonat
e drejtimit në telekomandë ose mausin e lidhur. Për të
parë shiritin e opsionet të shfletuesit, lëvizni kursorin
në pjesën e sipërme të faqes ose shtypni butonin
Back/Return. Janë të disponueshme opsionet e
Historikut, Skedave dhe Shenjave të referimit dhe
shiriti i shfletuesit i cili përmban butonat prapa/përpara,
butonin e freskimit, shiritin e adresës/kërkimit, butonat
e Telefonatës së shpejtë dhe Vewd.
Për të shtuar një uebsajt në listën e Formimit të
shpejtë të numrit për qasje të shpejtë, lëvizni
kursorin në pjesën e sipërme të faqes dhe shtypni
butonin Back/Return. Do të shfaqet shiriti i shfletuesit.
Theksoni butonin e Thirrjes së shpejtë -
dhe
shtypni butonin OK. Pastaj përzgjidhni opsionin e
Shtimit në thirrjen e shpejtë dhe shtypni butonin
OK. Plotësoni vendet bosh për Emrin dhe Adresën,
theksoni OK dhe shtypni butonin OK për ta shtuar. Kur
të jeni në sajtin që dëshironi ta shtoni te lista e Thirrjes
së shpejtë, theksoni butonin Vewd dhe shtypni
butonin OK. Pastaj theksoni opsionin Shto te thirrja
e shpejtë nën nënmeny dhe shtypni përsëri butonin
OK. Emri dhe Adresa do të plotësohen automatikisht
sipas sajtit që po vizitoni. Theksoni OK dhe shtypni
butonin OK për ta shtuar.
Mundeni gjithashtu të përdorni opsionet e menysë
Vewd për të menaxhuar shfletuesin. Theksoni butonin
Vewd dhe shtypni butonin OK për të parë opsionet
specifike dhe të përgjithshme të faqes.
Ekzistojnë mënyra të ndryshme për të kërkuar apo
vizituar uebsajtet duke përdorur shfletuesin e uebit.
Vendosni adresën e uebsajtit (URL) në shiritin e
kërkimit/adresës dhe theksoni butonin Dërgo
tastierën virtuale dhe shtypni butonin OK për të
vizituar sajtin.
Vendosni fjalën/ët kyçe në shiritin e kërkimit/adresës
dhe theksoni butonin Dërgo në tastierën virtuale
Loading ...
Loading ...
Loading ...