User Manual - Page 233

For 43HK5600.

Loading ...
Loading ...
Loading ...
Shqip - 18 -
Fillo herët: Mund të përcaktoni kohën e fillimit të
kohëmatësit të regjistrimit që të fillojë më herët duke
përdorur këtë parametër.
Mbaro vonë: Mund të përcaktoni kohën e mbarimit të
kohëmatësit të regjistrimit që të përfundojë më vonë
duke përdorur këtë parametër.
Ndërrimi në kohë maksimale: Ky parametër ju lejon
të përcaktoni kohën maksimale për regjistrimin me
ndërrim në kohë. Opsionet e disponueshme janë
të përafërta dhe koha aktuale e regjistrimit mund të
ndryshojë në praktikë në varësi të transmetimit. Vlerat
e rezervuara dhe të lira të hapësirës ruajtëse do të
ndryshojnë sipas këtij parametri. Sigurohuni që keni
hapësirë të lirë të mjaftueshme, pasi në rast të kundërt
regjistrimi i çastit mund të mos realizohet.
Anulimi automatik: Mund ta caktoni llojin e Anulimit
si Asnjë, Më i vjetri, Më i gjati ose Më i shkurtri. Nëse
nuk është caktuar si Asnjë, mund të caktoni opsionin
I palexuar si Të përfshirë ose Të përjashtuar.
Këto opsione përcaktojnë preferencat për fshirjen e
regjistrimeve për të marrë më shumë hapësirë ruajtëse
për regjistrimet në vazhdim.
Informacione të diskut të ngurtë: Mund të shikoni
informacione të detajuara për pajisjen ruajtëse USB
të lidhur me televizorin tuaj. Theksoni dhe shtypni OK
për të parë dhe shtypni Prapa/Kthehu për ta mbyllur.
Formatimi i diskut: Nëse dëshironi të fshini të gjithë
skedarët në pajisjen ruajtëse USB që keni lidhur dhe
të konvertoni formatin e diskut në FAT32, mund të
përdorni këtë opsion. Shtypni butonin OK kur opsioni
Formato diskun është i nënvizuar. Në ekran do të
shfaqet një meny që ju kërkon të futni numrin PIN(*).
Pasi të futni numrin PIN, do të shfaqet një mesazh
konfirmimi. Zgjidhni Po dhe shtypni OK për të nisur
formatimin e pajisjes ruajtëse USB. Zgjidhni Jo dhe
shtypni OK për të anuluar.
(*) Kodi PIN i paracaktuar mund të jetë vendosur në 0000 ose
1234. Nëse keni caktuar një kod PIN (kërkohet në varësi të
shtetit të zgjedhur) gjatë Instalimit për herë të parë, përdorni
kodin PIN që keni caktuar vetë.
E RËNDËSISHME! Formatimi i njësisë USB do të
fshijë të GJITHA të dhënat në njësi dhe sistemi i
skedarëve do të konvertohet në FAT32. Në shumicën
e rasteve, gabimet e funksionimit do të rregullohen pas
formatimit, por do të humbni të GJITHA të dhënat tuaja.
Nëse në ekran shfaqet mesazhi “Shpejtësia e
shkrimit e diskut USB shumë e ngadaltë për
regjistrimin” kur filloni një regjistrim, provoni ta rifilloni
regjistrimin. Nëse shikoni përsëri të njëjtin gabim, disku
USB mund të mos përmbushë kërkesat e shpejtësisë.
Provoni të lidhni një disk tjetër USB.
Shfletuesi i medias
Mund të lexoni skedarët e muzikës dhe filmave dhe të
shfaqni skedarët e fotografive të ruajtur në një pajisje
ruajtëse USB duke e lidhur me televizorin tuaj. Lidhni
një pajisje ruajtëse USB me një nga hyrjet USB që
ndodhen në anë të televizorit.
Pasi të lidhni një pajisje ruajtëse USB me televizorin, në
ekran do të shfaqet menyja e Shfletuesit të medias.
Mund të hyni te përmbajtja e pajisjes së lidhur USB
në çdo kohë më vonë nga menyja Burimet. Zgjidhni
opsionin përkatës të hyrjes USB nga kjo meny dhe
shtypni OK. Mund të shtypni po ashtu butonin Burimi
në telekomandë dhe më pas të zgjidhni pajisjen e
hapësirës ruajtëse USB nga lista e burimeve. Më pas
zgjidhni skedarin që dëshironi dhe shtypni OK për ta
shfaqur ose rilexuar atë.
Ju mund të caktoni preferencat e Shfletuesit të
medias me anë të menysë Parametrat. Menyja
Parametrat mund të hapet nëpërmjet shiritit të
informacionit që shfaqet në fund të ekranit kur luani
një skedar video ose audio ose kur shfaqni një skedar
fotografie. Shtypni butonin Informacione, nëse shiriti
i informacioneve është zhdukur, theksoni simbolin e
rrotës së ingranazhit të vendosur në anën e djathtë
në shiritin e informacioneve dhe shtypni OK. Menytë
Parametrat e figurës, Parametrat e tingullit,
Parametrat e shfletuesit të medias dhe Opsionet do
të jenë të disponueshme. Përmbajtjet e këtyre menyve
mund të ndryshojnë sipas llojit të skedarit të medias të
hapur aktualisht. Vetëm menyja Parametrat e tingullit
do të jetë e disponueshme kur luhen skedarë audio.
Përsërit/Përziej (Butoni jeshil)
Filloni rileximin dhe aktivizoni
Të gjithë skedarët në
listë do të lexohen në
vazhdimësi në rendin
origjinal
Filloni rileximin dhe aktivizoni
I njëjti skedar do të
lexohet në një cikël
(përsëritje)
Filloni rileximin dhe aktivizoni
Të gjithë skedarët në
listë do të lexohen një
herë në mënyrë të
rastësishme
Filloni rileximin dhe aktivizoni
,
Të gjithë skedarët në
listë do të lexohen në
vazhdimësi në të njëjtin
rend të rastësishëm
Për të përdorur funksionet në shiritin e informacioneve,
theksoni simbolin e funksionit dhe shtypni OK. Për të
ndryshuar statusin e një funksioni, theksoni simbolin
e funksionit dhe shtypni OK aq sa duhet. Nëse simboli
është shënuar me një kryq të kuq, kjo do të thotë se
është çaktivizuar.
Logoja e përshtatur e nisjes
Ju mund të personalizoni televizorin tuaj dhe të shikoni
imazhin ose fotografinë tuaj të preferuar në ekran sa
Loading ...
Loading ...
Loading ...