User Manual - Page 222

For 43HK5600.

Loading ...
Loading ...
Loading ...
Shqip - 7 -
opsionin e zgjedhur. Ngjyra e ikonës së opsionit
ndryshon kur ai aktivizohet. Më pas shtypni butonin
për të ngritur ose për të ulur volumin.
Për të ndryshuar kanalin: Shtypni butonin e kontrollit
për të shfaqur menynë e opsioneve të funksionit dhe
më pas shtypni butonin në vazhdim për ta kaluar
fokusin tek opsioni Programi + ose Programi -.
Mbani të shtypur butonin për rreth 2 sekonda për të
aktivizuar opsionin e zgjedhur. Ngjyra e ikonës së
opsionit ndryshon kur ai aktivizohet. Më pas shtypni
butonin për të kaluar te kanali tjetër ose i mëparshëm
në listën e kanaleve.
Për të ndryshuar burimin: Shtypni butonin e kontrollit
për të shfaqur menynë e opsioneve të funksionit dhe
më pas shtypni butonin në vazhdim për ta kaluar
fokusin tek opsioni Source (Burimi). Mbani të shtypur
butonin për rreth 2 sekonda për të aktivizuar këtë
opsion. Ngjyra e ikonës së opsionit ndryshon kur ai
aktivizohet. Më pas shtypni përsëri edhe një herë
butonin për të shfaqur listën e burimeve. Lëvizni
në burimet e disponueshme duke shtypur butonin.
Televizori do të kalojë automatikisht te burimi i
theksuar.
Shënim: Ekrani OSD i menysë kryesore nuk mund të shfaqet
me butonin e komandimit.
Funksionimi me pult
Shtypni butonin Menu në pultin tuaj për të shfaqur
menynë kryesore. Përdorni butonat e drejtimit dhe
butonin OK për të naviguar dhe për të caktuar. Shtypni
butonin Return/Back ose Menu për të mbyllur një
ekran të menysë.
Zgjedhja e hyrjes
Pasi të keni lidhur sistemet e jashtme me televizorin
tuaj, mund të kaloni te burime të ndryshme të hyrjes.
Shtypni vazhdimisht butoninBurimi në telekomandë
për të zgjedhur burimet e ndryshme.
Ndryshimi i kanaleve dhe volumit
Ju mund të ndërroni kanalin dhe të rregulloni volumin
duke përdorur butonat Programi +/- dhe Volumi +/-
në telekomandë.
Përdorimi i menysë kryesore të televizorit
Kur shtypet butoni Menyja, në ekran do të shfaqet
menyja kryesore e televizorit. Mund të navigoni nëpër
elementet e menysë duke përdorur butonat e drejtimit
në telekomandë. Për të zgjedhur një element ose për të
shikuar opsionet e nënmenysë së menysë së theksuar,
shtypni butonin OK. Kur theksoni një opsion të menysë,
disa elemente të nëmenysë së kësaj menyje mund të
shfaqen në anën e sipërme të shiritit të menysë për
akses të shpejtë. Për të përdorur një element të aksesit
të shpejtë, theksojeni atë, shtypni OK dhe caktojeni
si të dëshiruar me butonat e drejtimit Majtas/djathtas.
Kur tyë përfundoni, shtypni butonin OK ose Prapa/
Kthehu për të dalë.
Shtypni butonin Dil për të parë menynë kryesore.
1. Kreu
Kur hapet menyja kryesore, do të theksohet shiriti i
menysë Kreu. Përmbajtja e menysë Kreu mund të
përshtatet duke shtuar opsione nga menytë e tjera.
Thjesht theksoni një opsion dhe shtypni butonin
e drejtimit Poshtë në telekomandë. Nëse shikoni
opsionin Shtoni te kreu, mund ta shtoni te menyja
Kreu. Në të njëjtën mënyrë mund të fshini ose të
ndryshoni pozicionin e çdo elementi në menynë
Kreu. Shtypni butonin e drejtimit Poshtë dhe zgjidhni
opsionin Fshi ose Zhvendos dhe shtypni OK. Për të
zhvendosur një element të menysë, përdorni butonat e
drejtimit Djathtas dhe Majtas për të zgjedhur pozicionin
ku dëshironi ta zhvendosni elementin dhe shtypni OK.
2. TV
2.1. Kërkimi
Mund të kërkoni për kanale, programe, shërbime ose
parametra duke përdorur këtë opsion. Shtypni OK dhe
futni një fjalë kyçe duke përdorur tastierën virtuale. Më
pas theksoni OK dhe shtypni OK për të filluar kërkimin.
Rezultatet do të shfaqen në ekran. Theksoni rezultatin
e dëshiruar duke përdorur butonat e drejtimit dhe
shtypni OK për ta hapur.
2.2. Guida
Mund të hyni në menynë e guidës elektronike të
programeve duke përdorur këtë opsion. Referojuni
seksionit Guida elektronike e programeve për më
shumë informacione.
2.3. Kanalet
Mund të hyni në menynë Kanalet duke përdorur këtë
opsion. Referojuni seksionit Përdorimi i listës së
kanaleve për më shumë informacione.
2.4. Kohëmatësit
Mund të caktoni kohëmatës për ngajrjet e ardhshme
duke përdorur opsionet e kësaj menyje. Mund të
rishikoni po ashtu kohëmatësit e krijuar më parë nën
këtë meny.
Për të shtuar një kohëmatës të ri, zgjidhni skedën Shto
një kohëmatës duke përdorur butonat Majtas/Djathtas
dhe shtypni OK. Caktoni opsionet e nënmenysë si
dëshironi dhe kur të mbaroni shtypni OK. Do të krijohet
një kohëmatës i ri.
Për të redaktuar një kohëmatës të krijuar më parë,
theksoni atë kohëmatës, zgjidhni skedën Redaktoni
kohëmatësin e zgjedhur dhe shtypni OK. Ndryshoni
opsionet e nënmenysë si dëshironi dhe shtypni OK për
të ruajtur parametrat tuaj.
Për të anuluar një kohëmatës të krijuar më parë,
theksoni atë kohëmatës, zgjidhni skedën Fshini
kohëmatësin e zgjedhur dhe shtypni OK. Do të
shfaqet një dritare konfirmimi. Theksoni YES (Po)
dhe shtypni OK për të vazhduar. Kohëmatësi do të
anulohet.
Nuk është e mundur të caktoni kohëmatës për dy ose
më shumë ngjarje që do të transmetohen në kanale të
ndryshme në të njëjtin interval kohor. Në një rast të tillë
do t'ju kërkohet të zgjidhni një nga këta kohëmatës dhe
të anuloni të tjerët. Theksoni kohëmatësin që dëshironi
të anuloni dhe shtypni OK, do të shfaqet menyja
Opsionet. Më pas theksoni Cakto/Anulo dhe shtypni
OK për ta anuluar atë kohëmatës. Do të duhet të ruani
ndryshimet pas kësaj. Për të bërë këtë, shtypni OK,
theksoni Ruaj ndryshimet dhe shtypni përsëri OK.
Regjistrimet
Mund të menaxhoni regjistrimet tuaja duke përdorur
opsionet e kësaj menyje. Mund të rilexoni, të redaktoni,
Loading ...
Loading ...
Loading ...