Samsung NZ64B5066KK/U1 Nz64b5066kk Slim Fit Induction Hob With Dual Flex Zone

User Manual - Page 565

For NZ64B5066KK/U1. Also, The document are for others Samsung models: NZ64B5066KK

PDF File Manual, 780 pages, Download pdf file

Loading ...
Loading ...
Loading ...
Shqip 25
Mirëmbajtja e pajisjes
Mirëmbajtja e pajisjes
Pllakë sobe
VINI RE
Detergjentet e pastrimit nuk duhet të bien në kontakt me një sipërfaqe të nxehtë
të xhamit qeramikë: Të gjithë detergjentet e pastrimit duhet të hiqen me sasi të
përshtatshme të ujit të pastër pas pastrimit sepse ato mund të kenë një efekt
kaustik kur sipërfaqja nxehet. Mos përdorni asnjë pastrues të fortë si sprajet për
skarën ose furrën, tel enësh ose pastrues të ashpër enësh.
SHËNIM
Pastrojeni sipërfaqen prej xhami qeramike pas çdo përdorimi kur ende është i
ngrohtë aq sa edhe mund të preket. Kjo do të parandalojë djegien e derdhjes në
sipërfaqe. Hiqni skoriet, njollat e ujit, pikat e yndyrës dhe çngjyrosjen metalike
duke përdorur një pastrues të disponueshëm në treg për xhamin qeramikë ose
inoksin.
Njollat e lehta
1. Fshijeni sipërfaqen prej xhami qeramike me një copë të lagësht.
2. Thajeni me një copë të thatë. Mbetjet e detergjenteve të pastrimit nuk duhet
të lihen mbi sipërfaqe.
3. Pastrojeni krejtësisht të gjithë sipërfaqen e gatimit prej xhami qeramike
njëherë në javë me një pastrues të disponueshëm në treg për xhamin
qeramikë dhe inoksin.
4. Fshijeni sipërfaqen e xhamit qeramikë duke përdorur sasi të përshtatshme
uji të pastër dhe thajeni me një copë të pastër pa përbërje liri.
Komandimi i aspiratorit
Ky produkt vjen me një pajisje me Bluetooth që mund ta përdorni për të lidhur
pllakën e sobës me modelet me komandim aspiratori të Samsung. Përmes lidhjes
me Bluetooth, mund të përdorni funksionin e komandimit të aspiratorit në
aplikacionin SmartThings.
Për të mësuar më shumë rreth modeleve me komandim aspiratori të Samsung,
vizitoni www.samsung.com.
Për lidhjen me një model me komandim aspiratori
1. Shkarkoni dhe hapni aplikacionin SmartThings në celularin inteligjent. Më
pas, kryeni procedurën Smart Connect për t'u lidhur me pllakën e sobës.
2. Ndiqni udhëzimet për Bluetooth të modelit me komandim aspiratori dhe
aktivizoni lidhjen me Bluetooth.
3. Shtypni dhe mbani njëkohësisht shtypur butonat Kohëmatësi
dhe
Ndalo & Blloko
për të realizuar lidhjen me Bluetooth. Kur lidhja me
Bluetooth kryhet me sukses, shfaqet në ekran.
4. Për të përdorur komandimin e aspiratorit, ndiqni udhëzimet në manualin
e përdorimit të modelit me komandim aspiratori dhe në udhëzuesin e
aplikacionit.
SHËNIM
Nëse lidhja Smart Connect nuk kryhet me sukses, nuk mund të përdorni
aplikacionin SmartThings për të monitoruar dhe komanduar aspiratorin.
Në mungesë të lidhjes Smart Connect me pllakën e sobës, mund të përdorni
lidhjen me Bluetooth për të çiftuar pllakën me aspiratorin dhe për t'i
sinkronizuar. Për ta bërë këtë, ndiqni hapat 2 dhe 3 më lart.
Loading ...
Loading ...
Loading ...