Loading ...
Loading ...
Loading ...
28
Përpara përdorimit të parë
▶ Përpara përdorimit për herë të parë pastrojeni me një sfungjer të
butë, ujë të ngrohtë dhe pak detergjent dhe shpëlajeni.
Këshilla për përdorimin
▶ Për shkak të papastërtive të vogla midis planit të gatimit dhe
pllakës së skarës (p.sh. kokrra kripe ose piperi) mund të krijohen
gërvishtje ose shenja fërkimi në bazamentin e enës ose në
xhamin qeramik, për shkak të lëvizjes së enës së gatimit përpara-
mbrapa. Prandaj, ngrijeni plotësisht lart pllakën e skarës kur doni
ta lëvizni atë.
Ne nuk mbajmë asnjë përgjegjësi për dëme që vijnë si pasojë e
mosrespektimit të udhëzimeve!
▶ Në sajë të veshjes mjaft cilësore kundër ngjitjes, pllaka e skarës
është shumë e përshtatshme për përgatitjen e shëndetshme të
ushqimeve pa yndyrë. Kur dëshironi të piqni në skarë me vaj,
atëherë lyeni me pak yndyrë ose vaj ushqimin që do të piqet në
skarë dhe mos e hidhni yndyrën në pllakën e skarës. Për këtë
qëllim përdorni yndyrë vegjetale të fortë ose vaj vegjetal. Gjalpi,
margarina, vajrat e presuar në të ftohtë dhe vaji i sallatës janë
yndyra të papërshtatshme.
▶ Përdoreni pllakën e skarës vetëm për përgatitjen e ushqimeve.
▶ Mos përdorni asnjë objekt të mprehtë metalik, sepse ai mund të
shkaktojë gërvishtje. Sidoqoftë, gërvishtja ose dëmtimet e tjera
nuk kanë asnjë ndikim në shijen apo cilësinë e ushqimit të pjekur
në skarë.
▶ Mos e përdoreni pllakën e skarës me nivelin e gradimit 9 ose me
nivelin Power Boost dhe asnjëherë mos e lini pllakën e skarës
bosh mbi burimin e nxehtësisë. Në gjendje bosh ajo arrin pas pak
minutash temperatura deri në 300°C. Në këto temperatura vaji
dhe yndyra mund të digjen shumë shpejt në sipërfaqe. Si rezultat,
kjo mund të dëmtojë veçorinë e mirë kundër ngjitjes.
▶ Meqë doreza nxehet shumë, më e mira është të përdorni
gjithmonë doreza mbajtëse për tenxheret ose për furrë.
▶ Pas përdorimit lëreni gjithmonë pllakën e nxehtë të skarës që të
ftohet mbi zonën e gatimit dhe më pas pastrojeni pllakën.
▶ Pas pastrimit, pllaka e skarës duhet të thahet mirë nga uji, në
mënyrë që ta mbroni nga oksidimi.
Pastrimi dhe kujdesi
▶ Asnjëherë mos përdorni për pastrim një sfungjer metalik ose
produkt zbardhues ose gërvishtës.
▶ Përpara pastrimit lëreni si fillim pllakën e skarës që të ftohet mirë,
në mënyrë që të evitoni deformimet nga uji i ftohtë.
▶ Për kujdesin delikat ne rekomandojmë ujë të nxehtë dhe pak
detergjent / pastrues delikat për shtëpinë dhe një pecetë për larje.
Kanalet pastrohen më së miri me një furçë për larje.
▶ Më mirë mos e lani pllakën e skarës në lavastovilje. Detergjenti,
tabletat dhe kripa gërryejnë shtresën e pllakës së skarës dhe
mund të shkaktojnë çngjyrosje të saj. Gjithashtu, larja në
lavastovilje mund të shkaktojë edhe oksidim në pllakën e skarës
(njolla të shndritshme). Por nëse gjithsesi dëshironi që ta lani
pllakën e skarës në lavastovilje, atëherë pas larjes, lyejeni
atë me pak vaj. Në këtë mënyrë evitohet një tharje e shtresës
sipërfaqësore.
▶ Ushqimet e marinuara ose me erëza pikante lëshojnë acide, të
cilat grumbullohen në sipërfaqen e pllakës së skarës. Nëse si
rezultat i tyre shfaqen çngjyrosje ose njolla, këto nuk ndikojnë as
mbi ushqimin dhe as mbi rezultatin e pjekjes në skarë.
Pllaka e skarës është prodhuar me alumin të derdhur dhe është
lyer me një veshje të veçantë që mbështet induksionin, si dhe me
një material izolues të dytë kundër ngjitjes. Pllaka e skarës nuk
është asnjëherë plotësisht e rrafshët, por megjithatë ajo përshtatet
me planin e gatimit gjatë nxehjes.
±
Ju lutemi mbani parasysh: Për një shpërndarje optimale të
nxehtësisë duhet që sipërfaqja e zonës së gatimit në planin e
gatimit të përputhet me sipërfaqen e pllakës së skarës. Pllaka e
skarës është menduar vetëm për përdorim familjar privat.
Tabela e gatimit
Tabela në vijim tregon disa shembuj. Kohët e gatimit varen nga lloji, pesha dhe cilësia e ushqimit që skuqet. Për këtë arsye mund
të ketë edhe devijime nga vlerat. Për nxehjen fillestare përdorni nivelin e gradimit 8 (ose 8.).
Pllakë skare
sq Manuali i përdorimit
Niveli i gradimit të
ngadaltë
Kohëzgjatja e skuqjes
në minuta
Mish
Gjoks pule (2 cm i trashë) 5. - 6. 20 - 30
Biftekë derri, shnicel (natyral) 5. - 6. 15 - 20
Biftek (3 cm i trashë) 6. - 7. 8 - 12
Biftek i marinuar 6. - 7. 15 - 20
Qofte, hamburger (2 cm të trasha) 5. - 6. 20 - 30
Shpek 6. - 7. 3 - 8
Salsiçe 5. - 6. 20 - 30
Peshk
Karkaleca deti të vegjël dhe të mëdhenj 5. - 6. 8 - 10
Filetë salmoni 5. - 6. 10 - 15
Troftë 4. - 6. 15 - 25
Filetë peshku 5. - 6. 10 - 15
Perime
Kunguj të vegjël, patëllxhanë 5. - 6. 10 - 15
Speca, asparag jeshil 6. - 7. 5 - 10
Kërpudha 6. - 7. 10 - 15
Patate 5. - 6. 10 - 20
Bukë
Xhabata, tost, bukë pite 6. - 7. 5 - 10
Nëse plani juaj i gatimit me induksion dhe zonë fleksibël ka një funksion të sensorit të skuqjes, ju mund ta përdorni këtë funksion edhe
për pllakën e skarës, nga një numër i caktuar prodhimi i pajisjes.
GA_Griddle_Plate_NF_9001473380.indd 28GA_Griddle_Plate_NF_9001473380.indd 28 26.11.19 21:4026.11.19 21:40
Loading ...
Loading ...
Loading ...