Philips HX6341/07 Sonicare For Kids Sonic electric toothbrush

User manual - Page 302

For HX6341/07.

PDF File Manual, 592 pages, Read Online | Download pdf file

HX6341/07 photo
Loading ...
Loading ...
Loading ...
302
Shqip
- Nëse produkti mbinxehet ose lëshon erë, ndryshon
ngjyrë apo nëse karikimi zgjat më shumë se zakonisht,
ndërpriteni përdorimin dhe karikimin e produktit dhe
kontaktoni me "Philips".
- Mos i vendosni produktet dhe bateritë e tyre në furra
me mikrovalë apo në tenxhere induksioni.
- Për të shmangur mbinxehjen e baterive ose çlirimin e
substancave toksike apo të rrezikshme, mos e hapni,
modifikoni, shponi, dëmtoni apo çmontoni produktin
ose baterinë. Mos shkaktoni qark të shkurtër, mos i
mbingarkoni dhe mos i karikoni në drejtim të kundërt
bateritë.
- Pajisja nuk përmban bateri të zëvendësueshme. Kur
bateria është në fund të jetëgjatësisë së saj, pajisja
duhet të asgjësohet në mënyrën e duhur. Shihni
seksionin "Riciklimi".
- Nëse bateritë janë dëmtuar apo pikojnë, shmangni
kontaktin me lëkurën ose sytë. Nëse ju ndodh diçka e
tillë, shpëlahuni menjëherë me ujë dhe kërkoni
ndihmën mjekësore.
Kushtet e ruajtjes dhe të transportit
Temperatura -10°C deri në +60°C.
Direktiva për radiopajisjet
Nëpërmjet kësaj deklarate, "Philips" deklaron se furçat
elektrike të dhëmbëve me radiopajisjen (Bluetooth, NFC)
janë në pajtim me Direktivën 2014/53/BE.
- Ndërfaqja e radiofrekuencës "Bluetooth" në
produktet përkatëse funksionon në 2,4 GHz.
- Fuqia maksimale në dalje e pajisjes Bluetooth është 3
dBm.
- Ndërfaqja e radiofrekuencës "NFC" në produktet
përkatëse funksionon në 13,56 MHz.
- Fuqia maksimale e radiofrekuencave të transmetuara
nga pajisja është 30,16 dBm.
Teksti i plotë i deklaratës së konformitetit të BE-së jepet
në adresën e mëposhtme të internetit:
www.philips.com/support
Loading ...
Loading ...
Loading ...