Philips HX6341/07 Sonicare For Kids Sonic electric toothbrush

User manual - Page 301

For HX6341/07.

PDF File Manual, 592 pages, Read Online | Download pdf file

HX6341/07 photo
Loading ...
Loading ...
Loading ...
301
Shqip
- Ndaloni përdorimin e kokës së furçës me fije të
shtypura ose të përthyera. Ndërroni kokën e furçës
çdo 3 muaj ose më përpara nëse shfaqen shenja
konsumimi.
- Shmangni kontaktin e drejtpërdrejtë me produktet që
përmbajnë vajra esenciale ose vaj kokosi. Kontakti
mund të çojë në shkuljen e fijeve të furçës.
- Ndërpriteni përdorimin e pajisjes dhe konsultohuni
me dentistin/mjekun tuaj nëse pas përdorimit keni
gjakosje të tepërt, nëse gjakosja vazhdon edhe pas 1
jave përdorimi ose nëse keni shqetësime ose dhimbje.
- Nëse keni kryer ndërhyrje kirurgjike në gojë ose në
mishrat e dhëmbëve gjatë 2 muajve të kaluar,
konsultohuni me dentistin tuaj përpara se të përdorni
pajisjen.
- Nëse keni një stimulues kardiak ose pajisje tjetër të
implantuar, kontaktoni mjekun ose prodhuesin e
pajisjes së implantuar përpara përdorimit.
- Nëse keni probleme mjekësore, konsultohuni me
mjekun përpara përdorimit të pajisjes.
- Kjo është një pajisje kujdesi personal dhe nuk synohet
të përdoret nga pacientë të shumtë në klinika apo
institucione dentare.
Udhëzimet e sigurisë për bateritë
- Kjo pajisje përmban bateri që duhet të hiqen vetëm
nga persona të kualifikuar.
- Përdoreni produktin vetëm për qëllimin e synuar.
Lexojeni me kujdes këtë informacion përpara
përdorimit të produktit, baterive dhe aksesorëve të tij
dhe ruajeni për referencë në të ardhmen.
Keqpërdorimi mund të shkaktojë rrezik ose lëndime të
rënda. Aksesorët e dhënë mund të ndryshojnë sipas
produkteve të ndryshme.
- Përdorni vetëm aksesorë dhe pjesë konsumi origjinale
"Philips". Përdorni vetëm ushqyesin e heqshëm
HX6100.
- Karikojeni dhe përdoreni produktin në temperaturë
nga 0 °C deri në 40 °C.
- Mbajeni produktin dhe bateritë larg zjarrit dhe mos i
ekspozoni ato në dritën e drejtpërdrejtë të diellit apo
ndaj temperaturave të larta.
Loading ...
Loading ...
Loading ...