User Manual - Page 122

For HX6352/42.

Loading ...
Loading ...
Loading ...
Ndërrimi
Koka e furçës
- Për të arritur rezultate optimale, ndërrojini kokat e furçës
"Sonicare" çdo 3 muaj.
- Përdorni vetëm koka zëvendësuese furçe Sonicare For Kids.
- Koka e furçës mund të hidhet së bashku me mbeturinat normale
të shtëpisë.
Riciklimi
- Ky simbol do të thotë që produkti nuk duhet të hidhet me
mbeturinat normale të shtëpisë (2012/19/EU) (Fig. 16).
- Ky simbol do të thotë që produkti përmban një bateri të
ringarkueshme të integruar, e cila nuk duhet të hidhet me
mbeturinat normale të shtëpisë (Fig. 17) (2006/66/KE). Dërgojeni
produktin në një pikë zyrtare grumbullimi ose në një qendër
shërbimi të "Philips", në mënyrë që heqja e baterisë së
ringarkueshme të kryhet nga një profesionist.
- Zbatoni rregulloret e shtetit tuaj për grumbullimin e diferencuar të
produkteve elektrike dhe elektronike dhe të baterive të
rikarikueshme. Hedhja e duhur ndihmon në parandalimin e
pasojave negative për mjedisin dhe shëndetin njerëzor.
Heqja e baterisë së ringarkueshme
Paralajmërim: Hiqeni baterinë e ringarkueshme vetëm kur të
hidhni pajisjen. Sigurohuni që bateria të jetë plotësisht e
shkarkuar kur ta hiqni.
Për të hequr baterinë e ringarkueshme, ju nevojitet një kaçavidë e
rrafshët (e zakonshme).Zbatoni masat paraprake bazë të sigurisë
gjatë ndjekjes së procedurës së përshkruar më poshtë. Sigurohuni të
mbroni sytë, duart, gishtat dhe sipërfaqen mbi të cilën punoni.
1 Për të shkarkuar ngarkesat nga bateria e ringarkueshme, hiqni
dorezën nga ngarkuesi, ndizni "Philips Sonicare" dhe lëreni të
punojë derisa të ndalojë. Përsëriteni këtë hap derisa "Philips
Sonicare" të mos ndizet më.
122
Shqip
Loading ...
Loading ...
Loading ...