User Manual - Page 120

For HX6352/42.

Loading ...
Loading ...
Loading ...
Funksionet
KidTimer
- KidTimer luan një sekuencë tingulli urimi në përfundim të kohës së
paracaktuar të larjes së dhëmbëve. Përveç kësaj, KidTimer fik
automatikisht dorezën në përfundim të ciklit të larjes.
- Kur jeni në modalitetin e lartë, "KidTimer" caktohet në 2 minuta.
- Kur jeni në modalitetin e ulët, "KidTimer" caktohet në 1 minutë dhe
rritet ngadalë me kalimin e kohës. Progresioni i kohës ndihmon
fëmijët e vegjël të arrijnë kohën e larjes prej 2 minutash të
rekomanduar nga dentisti.
Shënim: Udhëzoni fëmijët tuaj të vazhdojnë me larjen e dhëmbëve
derisa të dëgjojnë tingullin e urimit dhe derisa furça e dhëmbëve të
fiket.
KidPacer
Sonicare For Kids përdor një seri të shkurtër tingujsh për të sinjalizuar
furçën që të kalojë në larjen e seksionit vijues të gojës dhe e mbyll
ciklin e larjes së dhëmbëve me një tingull urimi përpara se të fiket
automatikisht. Në këtë mënyrë sigurohet që dhëmbët e fëmijëve të
pastrohen në mënyrë të hollësishme dhe të plotë (shih "Udhëzime
për larjen e dhëmbëve").
Shënim: Udhëzoni fëmijët tuaj të vazhdojnë me larjen e dhëmbëve
derisa të dëgjojnë tingullin e urimit dhe derisa furça e dhëmbëve të
fiket.
Easy-start
Funksioni "Easy-start" e rrit ngadalë energjinë gjatë 14 larjeve të para
për t'ju ndihmuar të mësoheni me larjen e dhëmbëve me "Philips
Sonicare". "Sonicare For Kids" vjen me funksionin "Easy-start" të
aktivizuar.
Shënim: Secila prej 14 larjeve të para duhet të zgjasë të paktën 1
minutë për të lëvizur përpara siç duhet nëpër ciklin e rritjes së
energjisë së "Easy-start".
Aktivizimi ose çaktivizimi i funksionit Easy-start
1 Vendosni dorezën në ngarkues.
120
Shqip
Loading ...
Loading ...
Loading ...