User Manual - Page 114

For HX6352/42.

Loading ...
Loading ...
Loading ...
Shqip
Informacion i rëndësishëm sigurie
Lexojeni me kujdes këtë informacion të rëndësishëm përpara
përdorimit të pajisjes dhe ruajeni për referencë në të ardhmen.
Shënim: Aksesorët dhe funksionet mund të ndryshojnë për modele të
ndryshme. Për shembull, disa modele vijnë me një higjienizues ose
pajisen me "Bluetooth".
Rrezik
- Mbajeni karikuesin dhe/ose higjienizuesin larg ujit. Mos e vendosni
ose mos e ruani pajisjen në një vend nga ku mund të bjerë ose të
tërhiqet në vaskë ose lavaman.
- Mos e zhytni karikuesin dhe/ose higjienizuesin në ujë apo në një
lëng tjetër.
- Pas pastrimit, sigurohuni që karikuesi dhe/ose higjienizuesi të jetë
plotësisht i thatë përpara ta lidhni me prizën e murit.
Paralajmërim
- Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë dhe nga persona me aftësi
të kufizuara fizike, ndijore ose mendore ose me mungesë përvoje e
njohurish, nëse mbikëqyren apo udhëzohen për ta përdorur
pajisjen në mënyrë të sigurt dhe nëse i kuptojnë rreziqet që
paraqiten. Pastrimi dhe mirëmbajtja nga përdoruesi nuk duhet të
bëhet nga fëmijët pa mbikëqyrje.
- Fëmijët nuk duhet të luajnë me pajisjen.
- Nëse pajisja është dëmtuar në ndonjë farë mënyre (koka e furçës,
doreza e furçës së dhëmbëve, karikuesi dhe/ose higjienizuesi),
ndaloni përdorimin e saj.
- Kordoni elektrik nuk mund të ndërrohet. Nëse kordoni elektrik
dëmtohet, hidheni karikuesin dhe/ose higjienizuesin.
- Për të shmangur rrezikun, ndërrojeni gjithmonë karikuesin dhe/ose
higjienizuesin me një karikues tjetër origjinal.
- Pajisja nuk përmban pjesë të cilave mund t'u kryhet servis nga
përdoruesi. Nëse pajisja dëmtohet, kontaktoni qendrën e kujdesit
për klientin në shtetin (shih 'Garancia dhe mbështetja') tuaj.
- Mbajeni kordonin larg sipërfaqeve të nxehta.
114
Shqip
Loading ...
Loading ...
Loading ...