User Manual - Page 121

For HX6352/42.

Loading ...
Loading ...
Loading ...
Për të aktivizuar "Easy-start":Shtypni dhe mbani butonin e
ndezjes/fikjes për 2 sekonda. Do të dëgjoni 2 tinguj që sinjalizojnë
aktivizimin e funksionit Easy-start.Për të çaktivizuar "Easy-
start":Shtypni dhe mbani butonin e ndezjes/fikjes për 2 sekonda. Do
të dëgjoni 1 tingull që sinjalizon çaktivizimin e funksionit Easy-start.
Shënim: Përdorimi i funksionit "Easy-start" përtej periudhës fillestare
të rritjes së energjisë nuk rekomandohet dhe redukton efikasitetin e
"Philips Sonicare" në heqjen e pllakave.
Pastrimi
Paralajmërim: Mos i pastroni kokat e furçës, dorezën apo
ngarkuesin në enëlarëse.
Doreza e furçës së dhëmbëve
1 Hiqni kokën e furçës dhe shpëlajeni zonën e boshtit metalik me
ujë të ngrohtë. Sigurohuni që të hiqni mbetjet e pastës së
dhëmbëve (Fig. 10).
Kujdes: Mos ushtroni forcë mbi gominën e boshtit metalik me
objekte të mprehta, pasi mund ta dëmtoni.
2 Fshijeni të gjithë sipërfaqen e dorezës me leckë të njomë.
Koka e furçës
1 Shpëlani kokën dhe fijet e furçës pas çdo përdorimi (Fig. 11).
Ngarkuesi
1 Hiqeni ngarkuesin nga priza përpara se ta pastroni.
2 Fshijeni sipërfaqen e ngarkuesit me leckë të njomë. Sigurohuni që
të pastroni sipërfaqet e ngarkuesit nga pasta e dhëmbëve ose
mbetjet e tjera.
Ruajtja
Nëse nuk do ta përdorni për një kohë të gjatë "Sonicare", hiqni
ngarkuesin nga priza elektrike, pastrojeni dhe ruajeni në një vend të
freskët dhe të thatë, larg dritës së drejtpërdrejtë të diellit.
121
Shqip
Loading ...
Loading ...
Loading ...