Loading ...
Loading ...
Loading ...
Përpara përdorimit të parë
Përpara përdorimit për herë të parë me ujë të ngrohtë dhe pak
detergjent dhe shpëlajeni.
Këshilla për përdorimin
Përdoreni Teppanyaki vetëm për përgatitjen e ushqimeve.
Mos i lini ushqimet acide, si domatet (salca e domates),
majoneza, limoni, uthulla ose shëllira, për më shumë se gjashtë
orë në Teppanyaki. Ushqimet me përmbajtje të lartë acide mund
të shkaktojnë çngjyrosje të padëshiruara.
Mos përdorni asnjë objekt të mprehtë metalik, sepse ai mund të
shkaktojë gërvishtje. Sidoqoftë, gërvishtja ose dëmtimet e tjera
nuk kanë asnjë ndikim në shijen apo cilësinë e ushqimit gjatë
zierjes dhe skuqjes.
Asnjëherë mos e lini Teppanyaki bosh mbi burimin e nxehtësisë,
sepse ai mund të deformohet. Përapra nxehjes hidhni pak vaj.
Teppanyaki mund të përdoret pa asnjë problem në temperaturat
deri në 220°C në furrat e pjekjes dhe në furrat e pjekjes me avull.
Në temperatura më të larta inoksi mund të marrë ngjyrë blu ose
kafe dhe mund të shfaqen edhe shenja oksidimi. Sidoqoftë, këto
ndryshime të ngjyrës nuk mbulohen nga garancia.
Meqë dorezat mund të ngrohen, më e mira është të përdorni
gjithmonë doreza mbajtëse për tenxheret ose për furrë.
Gjithmonë pas përdorimit lëreni Teppanyaki e nxehtë që të ftohet.
Pastrimi dhe kujdesi
Asnjëherë mos përdorni për pastrim një sfungjer metalik ose
produkt zbardhues ose gërvishtës.
Për kujdesin delikat ne rekomandojmë ujë të nxehtë dhe pak
detergjent / pastrues delikat për shtëpinë dhe një pecetë për
larje.
Për të larguar njollat e forta, zbuteni Teppanyaki me ujë të nxehtë
dhe detergjent (ndoshta gjatë natës). Pastrojeni më pas me furçë
të butë, sfungjer ose pecetë.
Për të larguar njollat e gëlqeres ose minerale, pastrojeni
enën tuaj me uthull të pastër (1 deri në 5 lugë gjelle). Më pas
shpëlajeni me ujë të ngrohtë dhe detergjent. (Mund të përdorni
edhe lëng limoni në vend të uthullës - zakonisht mjaftojnë disa
pika.)
Në raste të veçanta, si p.sh. papastërti të forta, yndyrë e djegur
ose mbetje të tjera, hidhni me shumë kujdes, për shkak të
nxehtësisë, mbi Teppanyaki ende të nxehtë disa kuba akulli, dhe
më pas largoni mbetjet e ushqimit me një shpatull, një furçë ose
me një sfungjer të butë. Mund të përdorni edhe një pastrues për
inoks, jo gërryes. Në rast përdorimi normal, shfaqja e njollave ose
çngjyrosjeve është e pamundur të ndodhë. Por megjithatë, edhe
nëse ato shfaqen, ato nuk kanë asnjë ndikim tek ushqimi dhe as
te rezultatet e gatimit.
Ena Teppan Yaki është prodhuar prej inoksi të cilësisë së lartë. Ky artikull është i përshtatshëm për induksion dhe rezistent në furrë (deri
në maks. 220°C). Teppan Yaki përbëhet nga një material me disa shtresa i zhvilluar nga vetë ne SWISS-PLY
®
, me një bërthamë alumini, i
cili e përcjell energjinë deri në 10x më shpejt sesa inoksi i zakonshëm, e rrethuar nga dy shtresa prej inoksi.
SWISS-PLY
®
është markë e mbrojtur tregtare e kompanisë Alinox AG / Zvicër.
±
Ju lutemi mbani parasysh: Për një shpërndarje optimale të
nxehtësisë duhet që sipërfaqja e zonës së gatimit në planin e
gatimit të përputhet me sipërfaqen e Teppanyaki. Teppanyaki është
menduar vetëm për përdorim familjar privat.
Tabela e gatimit
Në tabelën e mëposhtme do të gjeni disa shembuj. Kohët e gatimit varet nga lloji, pesha dhe cilësia e ushqimeve. Për këtë arsye
mund të ketë edhe devijime. Nivelet e gradimit 8 dhe 8. janë ideale për nxehjen fillestare.
Teppan Yaki
sq Manuali i përdorimit
Niveli i gatimit
të ngadaltë
Kohëzgjatja e
skuqjes në minuta
Mish
Gjoks pule (2 cm i trashë) 5 - 6 10 - 20
Biftekë derri, shnicel (natyral) 6 - 7 6 - 12
Biftek (3 cm i trashë) 7 - 8 8 - 12
Qofte, hamburger (3 cm të trasha) 4. - 5. 30 - 40
Shpek 6. - 7. 3 - 6
Peshk
Karkaleca deti të vegjël dhe të mëdhenj 7 - 8 5 - 10
Filetë salmoni 5 - 6 10 - 15
Troftë 3. - 4. 15 - 25
Filetë peshku 6 - 7 10 - 15
Gatime me
vezë
Vezë sy 5 - 6 3 - 9
Vezë e rrahur 4 - 5 3 - 9
Perime
Hudhra, qepë 5 - 6 2 - 9
Kunguj të vegjël, patëllxhanë 6 - 7 5 - 10
Speca, asparag jeshil 6 - 7 5 - 15
Kërpudha 7 - 8 10 - 15
Nëse plani juaj i gatimit me induksion dhe zonë fleksibël ka një funksion të sensorit të skuqjes, ju mund ta përdorni këtë funksion edhe
për Teppanyaki, nga një numër i caktuar prodhimi i pajisjes.
9 Për të shmangur një mbinxehje të materialit:
Asnjëherë mos përdorni nivelin e gradimit 9 ose funksionin
Boost me Teppanyaki.
Mos përdorni vajra me nivele të larta tymi, si p.sh. vaj kolze
ose vaj avokadoje. Vaji ushqimor është treguesi më i mirë për
temperaturën, sepse ai fillon të krijojë tym në temperaturën
rreth 180°C.
28
GA_Teppanyaki_NF_9001473386.indd 28GA_Teppanyaki_NF_9001473386.indd 28 26.11.19 21:4626.11.19 21:46
Loading ...
Loading ...
Loading ...