Samsung SM-R885F Galaxy Watch4 Classic LTE

User Manual - Page 20

For SM-R885F. Also, The document are for others Samsung models: SM-R860, SM-R870, SM-R880, SM-R890, SM-R865F, SM-R875F, SM-R895F

PDF File Manual, 616 pages, Read Online | Download pdf file

SM-R885F photo
Loading ...
Loading ...
Loading ...
Shqip
19
Fikeni pajisjen në mjedise ku ekziston mundësia e shpërthimit
Gjithnjë zbatoni rregullat, udhëzimet dhe sinjalizimet në mjedise ku ekziston mundësia e
shpërthimit.
Mos e përdorni pajisjen në pika karburanti (stacione karburanti), pranë karburanteve ose lëndëve
kimike, ose në zona shpërthyese.
Mos ruani dhe mos transportoni lëngje të ndezshme, gaze ose materiale shpërthyese në të njëjtin
vend me pajisjen, pjesët ose aksesorët e saj.
Nëse ndonjë pjesë e pajisjes thyhet, nxjerr tym ose lëshon erë të djegur, ndaloni menjëherë
përdorimin e pajisjes. Përdoreni pajisjen përsëri vetëm pasi të jetë riparuar në një qendër
shërbimi Samsung
Xhami i thyer ose akriliku mund të dëmtojë duart ose fytyrën tuaj.
Kur bateria nxjerr tym ose lëshon një erë të djegur, mund të rezultojë në shpërthim të baterisë ose
zjarr.
Veproni në përputhje me të gjitha paralajmërimet dhe rregullat e sigurisë për sa i përket
përdorimit të pajisjeve celulare gjatë drejtimit të mjetit
Gjatë drejtimit të automjetit, drejtimi i sigurt i tij është përgjegjësia juaj e parë. Mos e përdorni kurrë
pajisjen tuaj celulare gjatë drejtimit të automjetit, nëse kjo gjë ndalohet me ligj. Për sigurinë tuaj dhe
sigurinë e të tjerëve, përdorni gjykimin tuaj dhe mbani mend këshillat e mëposhtme:
Sigurohuni që të hapni pajisjen tuaj wireless pa hequr sytë nga rruga. Nëse merrni një telefonatë në
një moment të papërshtatshëm, lini që të përgjigjet sekretaria telefonike për ju.
Pezullojini thirrjet në kushte trafiku të rënduar apo me mot të keq. Shiu, bubullima, bora, akulli dhe
trafiku i rënduar shfaqin rrezikshmëri.
Mos shënoni dhe mos kërkoni për numra telefonash. Shënimi i një liste detyrash ose kërkimi në
librin e adresave mund t’ju heqë vëmendjen nga përgjegjësia juaj kryesore e drejtimit të sigurt të
automjetit.
Telefononi kur duhet dhe vlerësoni trafikun. Telefononi kur nuk jeni në lëvizje ose përpara se të
futeni në trafik. Përpiquni të planifikoni telefonatat për çastet kur vetura juaj do të jetë e ndaluar.
Mos u angazhoni në biseda stresuese ose emocionuese që mund t’ju heqin vëmendjen nga rruga.
Tregojini personit me të cilin po flitni që po ngitni makinën dhe të shmangni bisedat që mund t’ju
shpërqëndrojnë vëmendjen nga rruga.
Loading ...
Loading ...
Loading ...