User Manual - Page 247

For SW9700/67. Also, The document are for others Philips models: SW9700

Loading ...
Loading ...
Loading ...
Pastrimi dhe mirëmbajtja
Pastrimi i rregullt garanton rezultate më të
mira rroje.
Asnjëherë mos pastroni, hiqni ose zëvendësoni
njësinë e rrojës kur makina e rrojës është e
ndezur.
Mos ushtroni forcë në krehrat e kokës së
rrojës.
Mos prekni kokat e rrojës me objekte të forta
pasi kështu mund të dëmtohen foletë precize
të krehrave.
Mos përdorni substanca gërryese, lëngje
pastruese ose agresive të tilla si benzinë ose
aceton për të pastruar makinën rroje.
Pastrimi i makinës së rrojës me ujë rubineti
Pastrojeni makinën e rrojës pas çdo rroje për
performancë optimale.
Për të parandaluar djegien e duarve, kontrolloni
gjithmonë që uji nuk është shumë i nxehtë.
Mos e thani asnjëherë njësinë e rrojës me peshqir
apo leckë, pasi mund të dëmtohen kokat e rrojës.
Kur e shpëlani njësinë e makinës së rrojës, uji
mund të pikojë jashtë bazamentit të makinës së
rrojës. Kjo është diçka normale.
1 Ndizni makinën e rrojës.
2 Shpëlajeni njësinë e rrojës me ujë të ngrohtë
rubineti.
247
Shqip
Loading ...
Loading ...
Loading ...