User Manual - Page 237

For SW9700/67. Also, The document are for others Philips models: SW9700

Loading ...
Loading ...
Loading ...
Kujdes
- Mos e zhytni asnjëherë sistemin e pastrimit ose
bazën e karikimit në ujë dhe mos e shpëlani atë
në çezmë.
- Mos përdorni asnjëherë ujë mbi 60°C për të
shpëlarë makinën e rrojës.
- Përdoreni këtë pajisje vetëm për qëllimin e saj
të synuar siç tregohet në manualin e përdorimit.
- Për arsye higjienike, pajisja duhet të përdoret
vetëm nga një person.
- Mos përdorni asnjëherë ajër të ngjeshur,
sfungjerë pastrimi, agjentë pastrimi gërryes ose
lëngje agresive si p.sh. benzinë ose aceton për
të pastruar pajisjen.
- Nëse makina e rrojës vjen me një sistem
pastrimi, përdorni gjithmonë lëngun origjinal të
pastrimit të Philips (në kuti ose në shishe, në
varësi të sistemit të pastrimit).
- Për të parandaluar rrjedhjen, vendoseni
sistemin e pastrimit gjithmonë në një sipërfaqe
të qëndrueshme, të niveluar dhe horizontale.
- Nëse sistemi i pastrimit përdor kuti pastrimi,
sigurohuni gjithmonë që hapësira e kutisë të
jetë e mbyllur përpara se ta përdorni sistemin e
pastrimit për të pastruar ose për të karikuar me
energji makinën e rrojës.
- Kur sistemi i pastrimit të jetë gati për t'u
përdorur, mos e lëvizni në mënyrë që të
parandalohet rrjedhja e lëngut të pastrimit.
- Kur e shpëlani makinën e rrojës, uji mund të
pikojë nga hapësira, në pjesën e poshtme të saj.
Kjo është normale dhe jo e rrezikshme sepse të
gjitha pjesët elektronike janë të mbyllura në një
njësi elektrike të izoluar brenda makinës së
rrojës.
237
Shqip
Loading ...
Loading ...
Loading ...