Samsung SM-R885FZSAEUA Galaxy Watch4 Classic

User Manual - Page 16

For SM-R885FZSAEUA. Also, The document are for others Samsung models: SM-R860, SM-R870, SM-R880, SM-R890, SM-R865F, SM-R875F, SM-R885F, SM-R895F

PDF File Manual, 616 pages, Read Online | Download pdf file

SM-R885FZSAEUA photo
Loading ...
Loading ...
Loading ...
Shqip
15
Informacione sigurie
Ju lutem lexoni informacionet e rëndësishme të sigurisë para se ta përdorni pajisjen. Përmban
informacione të përgjithshme sigurie për pajisjet dhe mund të përfshijë materiale që nuk
zbatohen për pajisjen tuaj. Ndiqni udhëzimet e paralajmërimit dhe kujdesit për të parandaluar
dëmtimet ndaj vetes dhe të tjerëve dhe për të parandaluar dëmtimet e pajisjes.
Termi “pajisje i referohet produktit dhe baterisë së tij, karikuesit dhe artikujve të dhënë
bashkë me produktin, dhe çdo aksesor i aprovuar nga Samsung i dhënë bashkë me
produktin.
Paralajmërim
Mosrespektimi i paralajmërimeve dhe rregullave të sigurisë mund të
shkaktojë lëndime serioze ose vdekje
Pajisja juaj përmban magnete. Mbajeni pajisjen larg nga objektet që mund të ndikohen nga
magnetet, si për shembull kartat e kreditit dhe pajisjet mjekësore të implantueshme. Nëse keni
një pajisje mjekësore të implantueshme, konsultohuni me mjekun para se ta përdorni
Mos përdorni kabllo elektrike ose spina dhe priza elektrike të liruara
Lidhjet jo të forta mund të shkaktojnë goditje elektrike ose zjarr.
Mos e prekni pajisjen, kabllot e energjisë, spinat ose prizën elektrike me duar të lagura ose me
pjesë të tjera të trupit të lagura
Nëse veproni kështu mund të shkaktoni goditje elektrike.
Mos e tërhiqni kabllin e energjisë fort kur e shkëputni
Nëse veproni kështu mund të shkaktoni goditje elektrike ose zjarr.
Mos e përthyeni dhe mos e dëmtoni kabllon elektrike
Nëse veproni kështu mund të shkaktoni goditje elektrike ose zjarr.
Mos e përdorni pajisjen me duar të lagura ndërsa pajisja është duke u karikuar
Nëse veproni kështu mund të shkaktoni goditje elektrike.
Mos e lidhni direkt së bashku terminalet pozitive dhe negative të karikuesit
Kjo mund të shkaktojë zjarr ose lëndime serioze.
Loading ...
Loading ...
Loading ...