User Manual - Page 783

For GBB61PZHZN.

Loading ...
Loading ...
Loading ...
23
SQ
FUNKSIONET INTELIGJENTE
Aplikacioni LG ThinQ
Kjo karakteristikë është e disponueshme
vetëm në modelet me Wi-Fi.
Aplikacioni LG ThinQ ju lejon të komunikoni me
pajisjen duke përdorur një telefon smart
Veçoritë e aplikacionit LG ThinQ
Komunikoni me pajisjen nga një telefon inteligjent
duke përdorur veçoritë e duhura inteligjente.
Smart Diagnosis
Nëse hasni ndonjë problem ndërkohë që
përdorni këtë pajisje, kjo karakteristikë e Smart
Diagnosis do t'ju ndihmojë të diagnostikoni
problemin.
Cilësimet
Ju lejon të caktoni opsione të ndryshme në
pajisje dhe në aplikacion.
SHËNIM
Nëse bëni ndryshimin e routerit tuaj me
valë, ofruesit të shërbimit të internetit apo
kur ndryshoni fjalëkalimin, fshini pajisjen e
regjistruar nga aplikacioni LG ThinQ dhe më
pas e regjistroni edhe një herë atë.
Aplikacioni i nënshtrohet ndryshimit për
qëllime të përmirësimit të pajisjes pa njoftuar
përdoruesit.
Funksionet mund të ndryshojnë në varësi të
modelit.
Përpara se përdorni
aplikacionin LG ThinQ
1
Kontrolloni distancën mes pajisjes dhe ruterit
pa lidhje kabllore (rrjeti Wi-Fi).
Nëse distanca ndërmjet pajisjes dhe ruterit
me valë (në wireless) është tepër e madhe,
fuqia e sinjalit bëhet e dobët. Mund të duhet
një kohë të gjatë për të bërë regjistrimin ose
instalimi mund të dështojë.
2
Fikni Internetin e Lëvizshëm ose Internetin
Celular në telefonin tuaj inteligjent.
3
Lidhni telefonin tuaj inteligjent me Wi-Fi e
ruterit (në wireless).
SHËNIM
Për të verifikuar lidhjen Wi-Fi, kontrolloni që
ikona Wi-Fi në panelin e paisjes është e
ndezur.
Pajisja mbështet vetëm rrjete valësh 2.4 GHz.
Për të kontrolluar frekuencën e rrjetit tuaj,
kontaktoni ofruesin tuaj të shërbimit të internetit,
ose merrni në konsideratë manualin e ruterit pa
lidhje kabllore.
LG ThinQ nuk mban përgjegjësi për problemet
e lidhjes me rrjetin apo çdo lloj problemi në
lidhje me të, keqfunksionimi ose gabimi të
shkaktuar nga lidhja me rrjetin.
Nëse pajisja ka probleme për t'u lidhur me
rrjetin Wi-Fi, mund të jetë shumë larg ruterit.
Blini një përsëritës Wi-Fi(zgjatues i valës) për të
përmirësuar fuqinë e sinjalit Wi-Fi.
Lidhja Wi-Fi mund të mos lidhet ose mund
të ndërpritet për shkak të mjedisit të rrjetit të
shtëpisë.
Lidhja me rrjetin mund të mos funksionojë
siç duhet në varësi të ofruesit të shërbimit të
internetit.
Mjedisi rrethues mund ta bëjë shërbimin e rrjetit
pa fije të punojë ngadalë.
Pajisja nuk mund të regjistrohet për shkak të
problemeve me transmetimin e sinjalit me valë
(në wireless). Shkëputni prizën e pajisjes dhe
pritni një minutë përpara se ta provoni përsëri.
Nëse firewall-i në ruterin tuaj me valë është i
aktivizuar, çaktivizoni firewall-in ose shtoni një
përjashtim për këtë rast.
Loading ...
Loading ...
Loading ...