Samsung SM-R885FZKAEUA Galaxy Watch4 Classic 4G (42mm)

User Manual - Page 24

For SM-R885FZKAEUA. Also, The document are for others Samsung models: SM-R860, SM-R870, SM-R880, SM-R890, SM-R865F, SM-R875F, SM-R885F, SM-R895F

PDF File Manual, 616 pages, Read Online | Download pdf file

SM-R885FZKAEUA photo
Loading ...
Loading ...
Loading ...
Shqip
23
Mos e çmontoni, mos e ndryshoni apo riparoni pajisjen tuaj
Ndryshimet apo modifikimet mbi pajisjen tuaj mund ta bëjnë të pavlefshme garancinë e
prodhuesit. Nëse pajisja juaj ka nevojë për shërbim, çojeni në një Qendër Shërbimi Samsung.
Mos e çmontoni ose mos e shponi baterinë, pasi kjo mund të shkaktojë shpërthim ose zjarr.
Mos e çmontoni ose ripërdorni baterinë.
Kur e pastroni pajisjen, mos harroni
Fshijeni pajisjen apo ngarkuesin me peshqir apo gomë.
Pastroni terminalet e baterisë me një top pambuku ose një peshqir.
Mos përdorni kimikate apo solucione larëse. Nëse veproni kështu mund të çngjyrosni ose gërryeni
pjesën e jashtme të pajisjes ose të shkaktoni goditje elektrike ose zjarr.
Mos e lejoni pajisjen të ekspozohet ndaj pluhurit, djersës, bojës, vajit dhe produkteve kimike të tilla
si kozmetikë, spraj antibakterial, pastrues duarsh, detergjent dhe instekticide. Pjesa e jashtme dhe
pjesët e brendshme të pajisjes mund të dëmtohen ose të rezultojë në performancë të dobët. Nëse
pajisja juaj ekspozohet në ndonjë prej substancave të përmendura më sipër, përdorni një leckë të
butë pa push për ta pastruar.
Mos e përdorni pajisjen për funksione të tjera nga përdorimi i synuar
Pajisja juaj mund të keqfunksionojë.
Mos shqetësoni të tjerët kur përdorni pajisjen në publik
Lejoni vetëm personelin e kualifikuar që të kryejë shërbimin e pajisjes suaj
Lejimi i personelit të pakualifikuar për kryerjen e shërbimit në pajisjen tuaj mund të çojë në dëmtimin
e pajisjes dhe do ta bëjë të pavlefshme garancinë nga prodhuesi.
Mbajini kabllot me kujdes
Kur lidhni një kabëll me pajisjen, sigurohuni që kablli të jetë i lidhur në anën e duhur.
Lidhja e kabllit me forcë ose në mënyrë të gabuar mund të shkaktojë dëmtime në xhekun
multifunksional ose në pjesë të tjera të pajisjes.
Siguroni lidhjen me shërbimet e emergjencës
Telefonatat e urgjencës nga pajisja juaj mund të mos jenë të mundura në disa zona ose rrethana.
Para se të udhëtoni në zona të largëta ose të pazhvilluara, planifikoni një metodë alternative për të
kontaktuar personelin e shërbimit të emergjencës.
Loading ...
Loading ...
Loading ...