Widex CALL-DEX Mobile Phone Streamer

USER INSTRUCTIONS - Page 325

For CALL-DEX.

PDF File Manual, 426 pages, Read Online | Download pdf file

Loading ...
Loading ...
Loading ...
PARALAJMËRIME
PARALAJMËRIM
Gëlltitja ose përdorimi i papërshtatshëm i pajisjes ose i baterive
mund të shkaktojnë lëndime të rënda ose edhe vdekjen. Në rast gëlltitjeje,
lajmëroni menjëherë mjekun.
Bateritë janë shumë të vogla dhe mund të ngatërrohen lehtë me tabletat
ose sende të ngjashme. Kurrë mos e futni një bateri ose pajisjen në gojë
për asnjë arsye, sepse mund ta gëlltisni pa dashur.
Ka rrezik shpërthimi, në qoftë se bateria zëvendësohet me një tjetër të një
lloji të papërshtatshëm ose ringarkohet. Eliminoni bateritë e përdorura
sipas udhëzimeve.
Mos e mbani me vete pajisjen në qoftë se do të bëni një radiografi ose
skanim MRI ose skanime të tjera, ose trajtime me rreze dhe mos e futni
kurrë në një furrë me mikrovalë.
Mbajini pajisjen dhe pjesët e saj, aksesorët dhe bateritë larg fëmijëve
dhe kujtdo tjetër që mund t’i gëlltitë këto sende ose të lëndojë veten me
ndonjë mënyrë tjetër. Mos i ndërroni bateritë para tyre dhe mos i lejoni të
shohin se ku i mbani bateritë rezervë.
Mos e përdorni pajisjen kur fluturoni me avion ose në spital, pa marrë leje
më parë.
Mos e përdorni pajisjen në miniera ose zona të tjera ku mund të ketë gazra
shpërthyese.
Pajisja juaj është testuar për interferencë sipas standardeve ndërkombëtare.
Megjithatë, është e mundshme që të ndodhë interferencë e paparashikuar
në aparatin e dëgjimit, për shkak të rrezatimit elektromagnetik nga
produkte të tjera, si sisteme alarmi, pajisje të vrojtimit të dhomave dhe
telefonat celularë.
Edhe pse pajisja juaj është projektuar në mënyrë të tillë që të pajtohet
me standardet më të rrepta ndërkombëtare të përputhshmërisë
elektromagnetike, nuk mund të përjashtohet mundësia që ajo të shkaktojë
interferencë me pajisje të tjera, si p.sh. aparaturat mjekësore.
Loading ...
Loading ...
Loading ...