Widex LANGUAGE PACK 2

User Manual - Page 152

For LANGUAGE PACK 2.

PDF File Manual, 236 pages, Download pdf file

Loading ...
Loading ...
Loading ...
FILLIMI
Lidheni pajisjen me televizorin tuaj.
Opsioni A: përdorimi i kabllit optik - shih ilustrimin 2
Për lidhjen audio, rekomandojmë të përdorni kabllin optik (blu) për të lidhur pajisjen
me televizorin tuaj, pasi kjo ju siguron cilësinë më të mirë të zërit.
1. Hiqni kapuçat mbrojtës nga të dyja anët e kabllit optik.
2. Lidhni kabllin optik (blu) me prizën korresponduese “Optikal IN“ (blu) në pjesën e
pasme të pajisjes dhe më pas lidheni me prizën “Optikal OUT“ në pjesën e pasme
të televizorit.
SHËNIM
Mos e mbani pajisjen ne sirtar - kjo mund ta shkurtojë shkallën e transmetimit - shih
ilustrimin 9.
SHËNIM
Kur përdorni kabllin optik për të lidhur pajisjen me televizorin tuaj, kërkohen formatet
e mëposhtme dixhitale:
Dixhital stereo (PCM)
Dolby Audio™
Mund të nevojitet të konfigurohet televizori, DVD-ja ose sistemi home teatër për
të zgjedhur n.jë nga formatet e suportuara audio. Vini re se pajisja mund të mos
jetë në gjendje të transmetojë me stream nga formate të pasuportuara audio.
Opsioni B: përdorimi i kabllit audio analog - shih ilustrimin 3
Mund të përdorni edhe kabllin analog për të lidhur pajisjen me televizorin Për ta bërë
këtë ndiqni këto hapa:
1. Futni spinën (ngjyrë vjollcë) të kabllit analog në prizën që ndodhet prapa pajisjes.
2. Më pas futni kabllin audio analog në prizat korresponduese në pjesën e pasme të
televizorit.
SHËNIM
Përdorni ose opsionin e kabllit optik ose opsionin e kabllit analog për të lidhur pajisjen
me televizorin. Nuk keni nevojë t’i përdorni të dy bashkë.
SHËNIM
Nëse i lidhni të dyja kabllot, pajisja do të zgjedhë gjithmonë burimin nga lidhja optike.
Ushqimi i pajisjes me energji
Për të ushqyer pajisjen me energji, futni kabllin Mikro USB te pajisja dhe më pas futni
anën tjetër të kabllit në prizën USB, në pjesën e pasme të televizorit.
Ndizni televizorin.
152
Loading ...
Loading ...
Loading ...