Widex LANGUAGE PACK 2

User Manual - Page 151

For LANGUAGE PACK 2.

PDF File Manual, 236 pages, Download pdf file

Loading ...
Loading ...
Loading ...
MIRËSEVINI
Përgëzime për pajisjen tuaj të re streaming.
Përmbajtja e pakos - shih ilustrimin 1
1. Pajisja
2. Kablloja mikro USB
3. Mbajtësja montuese me mbajtësen e kabllos
4. Kabllo audio optikale (Toslink)
5. Qeska e pastrimit
6. Shirit ngjitës i dyanshëm rezervë për montim
7. Kabëll audio analog (mini fishë në mono)
SHËNIM
Lexojeni me kujdes këtë broshurë si edhe udhëzimet e përdorimit të pajisjes së
dëgjimit, para se të filloni përdorimin e pajisjes.
Përdorimi i rekomanduar
Kjo pajisje është përgatitur të përdoret si transmetues zëri wireless nga një televizor
drejt pajisjes së dëgjimit.
Informacion i rëndësishëm për sigurinë
Lexojeni me kujdes këtë pjesë para se të filloni të përdorni pajisjen.
Mbajeni pajisjen atje ku nuk arrijnë fëmijët nën moshën tre vjeç.
Mos e përdorni pajisjen në ambiente të jashtme.
Mos provoni ta hapni ose ta riparoni pajisjen vetë. Lidhuni me otorinologun, nëse
keni nevojë që ta riparoni.
Mbajeni pajisjen larg nga rrezet direkte të diellit dhe mos e vendosni afër asnjë
pajisjeje tjetër që mund të nxehë.
Karikuesi i murit i TV ose USB duhet të përputhet me standardet e sigurisë IEC
60601-1, IEC 60950-1, IEC 62368-1 ose me standarde ekuivalente.
Pajisja juaj duhet ruajtur dhe transportuar brenda intervaleve të mëposhtme të
temperaturës dhe të lagështisë: -20°C deri +55°C (-4°F to 131°F) dhe 10%-90% rH.
Aparati juaj është projektuar për t’u përdorur brenda kufirit të temperaturës,
lagështisë dhe presionit atmosferik prej 0°C (32°F) deri 45°C (113°F), 10%-90% rH dhe
500 deri 1500 mBar.
151
Loading ...
Loading ...
Loading ...