Loading ...
Loading ...
Loading ...
63
Butoni i kontrollit dhe i konfigurimit dhe sinjalizimit të bllokimit të filtrave:
Sinjalizimi i filtrit të yndyrës
Pas 40 orësh funksionim llamba L1 pulson.
Kur shfaqet ky sinjal duhen të ndërrohen filtri i yndyrës.
Për të rivendosur sinjalizimin duhet të shtypet butoni T5r 5”. (oxhaku në gjendje
ON/Ndezje).
Oxhaku do të lëshojë një tingull "BEEP" dhe llamba L1 nuk do të pulsojë më.
Sinjalizimi i filtrave të karbonit
Pas 160 orësh funksionim llamba L2 pulson.
Kur shfaqet ky sinjal duhet të ndërrohen filtrat e karbonit.
Për të rivendosur sinjalizimin duhet të shtypet butoni T5r 5”. (oxhaku në gjendje
ON/Ndezje).
Oxhaku do të lëshojë një tingull "BEEP" dhe llamba L2 nuk do të pulsojë më.
Në rast sinjalizimi të njëkohësishëm të të dy filtrave, llambat L1 dhe L2 pulsojnë në
mënyrë të njëpasnjëshme.
Rivendosja bëhet duke kryer 2 herë procedurën e sipërpërshkruar.
Herën e parë rivendoset sinjalizimi i filtrit të karbonit, herën e dytë rivendoset sinjalizimi
i filtrit të yndyrërave.
Në mënyrën standarte sinjalizimi i filtrit të karbonit nuk është i aktivizuar.
Në rastin kur përdoret oxhaku në variantin filtrues është e nevojshme të vihet në veprim
sinjalizimi i filtrit të karbonit.
Aktivizimi i sinjalizimit të filtrit të karbonit:
Vendoset oxhaku në OFF/Fikje dhe mbahet i shtypur butoni T5 për 5”.
Sapo shtypet butoni ndizen llambat që kanë lidhje me sinjalizimin e filtrave që janë
aktive.
Oxhaku do të lëshojë një tingull "BEEP" dhe llamba L2 pulson për 2".
Llambat L1 e L2 do të mbeten të ndezura për 2" përpara se oxhaku të kthehet në
gjendjen OFF.
Dizaktivizimi i sinjalizimit të filtrit të karbonit:
Vendoset oxhaku në OFF/Fikje dhe mbahet i shtypur butoni T5 për 5”.
Sapo shtypet butoni ndizen llambat që kanë lidhje me sinjalizimin e filtrave që janë
aktive.
Oxhaku do të lëshojë një tingull "BEEP" dhe llamba L2 do të fiket.
Llamba L1 do të mbetet e ndezur për 2" përpara se oxhaku të kthehet në gjendjen OFF.
Loading ...
Loading ...
Loading ...