User Manual - Page 250

For 55HK5600.

Loading ...
Loading ...
Loading ...
Shqip - 35 -
Shfaqja pa tel
Shfaqja pa tel është një standard për transmetimin e
përmbajtjeve të videove dhe të zërit. Kjo veçori siguron
mundësinë për ta përdorur televizorin si pajisje për
shfaqjen pa tela.
Përdorimi me pajisjet celulare
Ka standarde të ndryshme që bëjnë të mundur ndarjen
e ekraneve, përfshirë përmbajtjet grafike, të videove
dhe të zërit, midis pajisjes suaj celulare dhe televizorit.
Në fillim futni njësinë USB të lidhjes pa tel te televizori,
nëse televizori nuk e ka veçorinë WLAN të brendshme.
Më pas shtypni butonin Burimi në telekomandë dhe
kaloni te burimi i Shfaqja pa tela.
Do të shfaqet një ekran që cilëson se televizori është
gati për lidhjen.
Hapni aplikacionin e ndarjes në pajisjen tuaj celulare.
Këto aplikacione kanë emra të ndryshëm për secilën
markë, referojuni manualit të udhëzimeve të pajisjes
celulare për informacione të detajuara.
Skanoni për pajisje. Pasi ta zgjidhni televizorin dhe ta
lidhni, ekrani i pajisjes suaj do të shfaqet në televizor.
Shënim: Kjo veçori mund të përdoret vetëm nëse pajisja
juaj celulare e mbështet këtë veçori. Nëse keni probleme
me lidhjen, kontrolloni nëse versioni i sistemit operativ që
përdorni e mbështet këtë veçori. Mund të ketë probleme të
mospërputhjes me versionet e sistemeve operative që janë
publikuar pas prodhimit të këtij televizori. Proceset e skanimit
dhe të lidhjes ndryshojnë sipas programit që përdorni.
Lidhja e pajisjeve me Bluetooth
Televizori juaj mbështet po ashtu teknologjinë e
lidhjes pa tel me Bluetooth. Para se t'i përdorni pajisjet
Bluetooth me aparatin e televizorit, duhet kryer një
çiftim. Duhet të veproni si më poshtë për ta çiftuar
pajisjen tuaj me televizorin:
Vendoseni pajisjen në modalitetin e çiftimit
Nisni zbulimin e pajisjes në televizor
Shënim: Shikoni manualin e përdorimit të pajisjes Bluetooth
për të mësuar si ta vendosni pajisjen në modalitetin e çiftimit.
Mund t'i lidhni pajisjet tuaja audio ose telekomandat
me televizorin duke përdorur teknologjinë me valë
Bluetooth. Shkëputni ose fikni çdo pajisje tjetër të
lidhur të audios që lidhja pa tel të funksionojë si
duhet. Për pajisjet audio duhet të përdorni opsionin
Bluetooth në menynë Parametrat>Tingulli, për
telekomandat opsionin Telekomanda inteligjente
menynë Parametrat>Sistemi>Më shumë. Zgjidhni
opsionin e menusë dhe shtypni butonin OK për të
hapur menunë përkatëse. Me anë të kësaj menyje
mund të zbuloni dhe të lidhni pajisjet që përdorin
teknologjinë me valë Bluetooth dhe të filloni t'i përdorni
ato. Ndiqni udhëzimet në ekran. Nisni zbulimin e
pajisjes. Do të shfaqet një listë e pajisjeve Bluetooth të
disponueshme. Zgjidhni pajisjen me të cilën dëshironi
ta lidhni nga lista dhe shtypni butonin OK për ta lidhur.
Nëse shfaqet mesazhi “Pajisja u lidh”, lidhja është
realizuar me sukses. Nëse dështon kryerja e lidhjes,
provoni përsëri.
Transferimi i imazheve dhe transmetimi i audios
Mund të përdorni po ashtu lidhjen Bluetooth për të
transferuar imazhet ose për të transmetuar audion
nga pajisja celulare te televizori juaj.
Çiftoni pajisjen celulare dhe televizorin siç përshkruhet
më parë. Filloni një kërkim për pajisje në pajisjen e
dorës. Zgjidhni televizorin nga pajisjet e renditura
në listë. Konfirmoni kërkesën për lidhje në ekranin e
televizorit dhe bëni të njëjtën gjë në ekranin e pajisjes
së dorës. Nëse nuk keni kryer çiftimin, transferimi i
imazheve ose transmetimi i audios për te televizori
nuk do të jetë i mundshëm.
Imazhet e dërguara nga pajisja celulare do të shfaqen
në televizor pa kërkesën e konfirmimit, nëse skedari i
imazhit është i përshtatshëm. Mund ta ruani po ashtu
skedarin e imazhit te një njësi memorie USB ose ta
caktosh si një logo të nisjes, nëse kjo veçori mbështetet
dhe skedari është i përshtatshëm. Shtypni butonin Dil
për të ndërprerë shfaqjen e imazhit.
Audioja do të transmetohet nëpërmjet altoparlantëve
të televizorit, pas dhënies së konfirmimit. Për të filluar
transmetimin e audios, anuloni çiftimin e pajisjes
nga televizori nëse e keni çiftuar me televizorin më
parë. Pas përfundimit të çiftimit, do të shfaqet një
mesazh konfirmimi që ju kërkon nëse dëshironi
të nisni transmetimin e audios nga pajisja juaj
celulare. Zgjidhni Po dhe shtypni butonin OK
telekomandën e televizorit. Nëse lidhja do të realizohet
me sukses, e gjithë audioja do të kanalizohet nëpërmjet
altoparlantëve të televizorit. Një simbol do të shfaqet
në anën e sipërme të ekranit të televizorit për sa kohë
që lidhja e transmetimit të audios të jetë aktive. Për të
ndërprerë transmetimin e audios, duhet të çaktivizoni
lidhjen Bluetooth të pajisjes celulare.
Mbyllni të gjitha aplikacionet në ekzekutim dhe të gjitha
menutë në televizor për një transferim pa probleme.
Vetëm skedarët e imazheve me madhësi më të vogël
se 5 MB dhe në formatet e mëposhtme të skedarëve
janë të përshtatshëm; .jpg, .jpeg, .png, bmp. Nëse një
skedar i dërguar nga pajisja celulare nuk përshtatet
për këto kërkesa, ai nuk do të shfaqet në televizor.
Nëse opsioni AVS në menynë Parametrat>Sistemi>Më
shumë është i çaktivizuar, televizori do t'i shpërfillë
kërkesat për çiftim dhe në ekran nuk do të shfaqet
asnjë mesazh informues. Nëse një pajisje është çiftuar
tashmë para çaktivizimit të opsionit AVS, ajo do të
mund të vazhdojë të ndajë audio/video me televizorin
edhe nëse opsioni AVS është çaktivizuar.
Shënim: Pajisjet pa tel veprojnë në të njëjtën gamën
radiofrekuencash dhe mund të shkaktojnë ndërhyrje të
njëra-tjetra. Për të përmirësuar rendimentin e pajisjes pa tel,
vendoseni të paktën 1 metër larg çdo pajisje tjetër pa tel.
Loading ...
Loading ...
Loading ...