Loading ...
Loading ...
Loading ...
Hedhja e duhur e baterive produktit
(Vlen për shtete me sisteme grumbullimi të
diferencuar)
Ky shënim mbi bateri, manual ose paketim tregon që bateria në
këtë produkt nuk duhet të hidhet bashkë me mbeturinat e tjera
të shtëpisë. Aty ku shënohen, simbolet kimike Hg, Cd ose Pb
tregojnë se bateria përmban merkur, kadmium ose plumb mbi
nivelet e referencës në Direktivën 2006/66 të KE-së.
Bateria e integruar në këtë produkt nuk duhet të ndërrohet
nga përdoruesi. Për informacion në lidhje me ndërrimin e saj,
kontaktoni ofruesin tuaj të shërbimit. Mos u përpiqni ta hiqni
baterinë apo ta hidhni në zjarr. Mos e çmontoni, thërrmoni apo
shponi baterinë. Nëse synoni ta hidhni produktin, në impiantin
e grumbullimit së mbetjeve do të merren masat e duhura për
riciklimin dhe trajtimin e produktit, duke përfshirë baterinë.
Heqja e baterisë
Për të hequr baterinë, kontaktoni një qendër shërbimi të
autorizuar. Për të marrë udhëzimet për heqjen e baterisë, ju
lutem vizitoni www.samsung.com/global/ecodesign_energy.
Për sigurinë tuaj, nuk duhet të provoni ta hiqni baterinë.
Nëse bateria nuk hiqet si duhet, mund të çojë në dëmtime të
baterisë dhe pajisjes duke shkaktuar dëmtime dhe/ose të bëjë
që pajisja të mos jetë më e sigurt.
Nëpërmjet këtij dokumenti, Samsung deklaron se kjo pajisje
radio është në përputhje me Direktivën 2014/53/BE dhe me
kërkesat përkatëse statutore të Britanisë së Madhe.
Teksti i plotë i deklaratës zyrtare të pajtueshmërisë ofrohet në
adresën e mëposhtme të internetit:
http://www.samsung.com shkoni te "Support (Mbështetja)" dhe
vendosni emrin e modelit.
Kjo pajisje mund të përdoret në të gjitha shtetet e Be-së dhe në
Britaninë e Madhe.
Funksioni "5 GHz WLAN (Wi-Fi)" i kësaj pajisjeje mund të përdoret
vetëm në mjedise të brendshme.
Fuqia maksimale e transmetuesit BT: 100 mW në 2,4 GHz –
2,4835 GHz
Fuqia maksimale e transmetuesit Wi-Fi: 100 mW në 2,4-2,4835
GHz; 200 mW në 5,15-5,25 GHz; 100 mW në 5,25-5,35 GHz &
5,47-5,725 GHz
Hedhja e duhur e produktit (mbetjet e pajisjeve
elektrike dhe elektronike)
(Vlen për shtete me sisteme grumbullimi të
diferencuar)
Kjo shenjë mbi produkt, aksesorë ose dokumentacionin
shoqërues tregon se produkti dhe aksesorët e tij elektronikë
(p.sh. ngarkuesi, kufjet, kablloja USB), pasi të kenë mbaruar
funksionin e tyre, nuk duhen hedhur bashkë me mbeturinat e
tjera të shtëpisë. Për të parandaluar dëmtimet e mundshme të
mjedisit ose të shëndetit njerëzor nga hedhja e pakontrolluar e
mbeturinave, ndajini këta artikuj nga llojet e tjera të mbeturinave
dhe riciklojini në mënyrë të përgjegjshme për të nxitur
ripërdorimin e qëndrueshëm të burimeve materiale.
Për hollësi se ku dhe si mund t'i dërgojnë këto pajisje për riciklim
të sigurt mjedisor, përdoruesit shtëpiakë duhet të kontaktojnë
me shitësin e pakicës ku kanë blerë produktin ose me autoritetin
vendor.
Përdoruesit e kompanive duhet të kontaktojnë furnizuesin e tyre
dhe të kontrollojnë kushtet e kontratës së blerjes. Ky produkt dhe
aksesorët e tij elektronikë nuk duhet të përzihen me mbeturina
të tjera tregtare gjatë hedhjes.
Shqip - 8
Loading ...
Loading ...
Loading ...