User Manual - Page 307

For 32HE1005.

Loading ...
Loading ...
Loading ...
Shqip - 19 -
Përmbajtja e menysë së parametrave
Përmbajtja e menysë së figurës
Modaliteti
Mund të ndryshoni modalitetin e figurës për t'iu përshtatur preferencave dhe kërkesave
tuaja. Modaliteti i figurës mund të caktohet në një nga këto opsione: Kinema, Lojëra
(opsional), Sport, Dinamik dhe Natyral.
Kontrasti Rregullon vlerat e dritës dhe errësirës në ekran.
Ndriçimi Rregullon vlerat e ndriçimit në ekran.
Qartësia Vendos vlerën e qartësisë për objektet e shfaqura në ekran.
Ngjyra
Vendos vlerën e ngjyrave, duke rregulluar ngjyrat.
Kursimi i energjisë
Për ta vendosur Kursimin e energjisëI përshtatur, Minimum, Mesatar, Maksimum,
Automatik, Ekrani joaktiv ose Joaktiv.
Shënim: Opsionet e disponueshme mund të ndryshojnë në varësi të Modalitetit të
zgjedhur.
Drita e sfondit
Ky parametër kontrollon nivelin e dritës së sfondit. Funksioni i dritës së sfondit do të jetë
joaktiv nëse Kursimi i energjisë caktohet te një opsion tjetër i ndryshëm nga I përshtatur.
Parametrat e
përparuar
Kontrasti dinamik Mund ta ndryshoni nivelin e kontrastit me anë të funksionit të kontrastit dinamik.
Zvogëlimi i
zhurmës
Nëse sinjali i transmetimit është i dobët dhe figura ka zhurmë (ndërhyrje), përdorni
parametrin Zvogëlimi i zhurmës për të ulur nivelin e zhurmës.
Temperatura e
ngjyrës
Cakton vlerën e dëshiruar të temperaturës së ngjyrave. Janë të disponueshme opsionet
E freskët, Normale, E ngrohtë dhe E përshtatur.
Pika e bardhë
Ky parametër do të jetë i disponueshëm nëse opsioni Temperatura e ngjyrave caktohet si E
përshtatur. Rritni "ngrohtësinë" ose "freskinë" e figurës duke shtypur butonat majtas ose djathtas.
Zmadhimi i figurës Cakton formatin e dëshiruar të madhësisë së imazhit.
Zhvendosja e
figurës
Ky opsion mund të jetë i disponueshëm në varësi të parametrit Zmadhimi i figurës.
Theksoni dhe shtypni OK dhe më pas përdorni butonat e drejtimit për të zhvendosur
figurën lart ose poshtë.
Modaliteti i filmit
Filmat regjistrohen me një numër të ndryshëm imazhe për sekondë në krahasim me
programet normale televizive. Kalojeni këtë veçori në Auto kur shikoni filma, për të parë
qartë skenat e lëvizjeve të shpejta.
Toni i lëkurës Niveli i ekuilibrit mund të përshtatet nga -5 në 5.
Ndërrimi i
ngjyrave
Përshtat tonin e dëshiruar të ngjyrave.
Diapazoni i plotë
HDMI
Kur shikoni nga një burim HDMI, kjo veçori do të jetë e dukshme. Ju mund të përdorni
këtë veçori për të përmirësuar ngjyrën e zezë në figurë.
Pozicioni i kompjuterit Shfaqet vetëm kur burimi i hyrjes caktohet te VGA/PC.
Autopozicioni Optimizon automatikisht ekranin. Shtypni OK për ta optimizuar.
Pozicioni H Ky element e sposton imazhin horizontalisht nga anën e djathtë ose të majtë të ekranit.
Pozicioni V Ky element e sposton imazhin vertikalisht drejt kreut ose fundit të ekranit.
Frekuenca e pikës
Rregullimet e Frekuencës së pikës korrigjojnë ndërhyrjet që shfaqen si fasho vertikale në
prezantimet intensive të pikës si tabela ose paragrafë ose tekste me shkronja të vogla.
Faza
Në varësi të burimit të hyrjes (kompjuter, etj.), në ekran mund të shikoni një figurë të mjegulluar
ose me zhurmë. Mund të përdorni fazën për të pastruar figurën duke provuar disa opsione.
Rivendosja e
parametrave
Rivendos parametrat e figurës në parametrat e paracaktuara të fabrikës (përveç
modalitetit të Lojës).
Kur jeni në modalitetin VGA (PC), disa elemente në menynë e Figurës do të jenë të padisponueshme. Në vend të
kësaj, parametrat e modalitetit të VGA-së do të shtohen në menynë e Figurës kur jeni në modalitetin PC.
Loading ...
Loading ...
Loading ...