Bosch DWZ2CB1I4 Clean Air Standard recirculation kit

User Manual - Page 21

For DWZ2CB1I4.

PDF File Manual, 24 pages, Read Online | Download pdf file

DWZ2CB1I4 photo
Loading ...
Loading ...
Loading ...
21
¡ Pajisja lejohet të lidhet vetëm nga një
teknik specialist i autorizuar.
¡ Shkëputni furnizimin me energji elektrike
përpara realizimit të çdo pune.
Montimi i sigurt
Mbani parasysh udhëzimet e sigurisë gjatë montimit
të aksesorëve të veçantë.
PARALAJMËRIM‒Rrezik asfiksimi!
Fëmijët mund të fusin në kokë ose të mbështillen me
materialin e paketimit dhe për rrjedhojë të mbyten.
Mbani larg fëmijëve materialin e paketimit.
Mos i lini fëmijët të luajnë me materialin e
paketimit.
PARALAJMËRIM‒Rrezik lëndimi!
Pjesët brenda pajisjes mund të jenë me qoshe të
mprehta.
Vishni doreza mbrojtëse.
Përmbajtja e paketimit
Pas nxjerrjes nga paketimi kontrolloni të gjitha pjesët
për dëmtime nga transporti dhe për plotësinë e
dërgesës.
→Fig.
1
, →Fig.
2
Montimi i deflektorit të qarkullimit të ajrit
1. Çmontoni veshjen e oxhakut.
Informacionet për çmontimin e veshjes së oxhakut
i gjeni në manualin e montimit të pajisjes.
2. Varni deflektorin në profilin mbajtës.
→Fig.
3
3. Fiksoni tubin fleksibël me 2 fasheta për tuba në
deflektorin e ajrit dhe në vrimën e ajrit.
→Fig.
4
4. Tubi fleksibël duhet të jetë i ngjeshur; shkurtojeni
nëse nevojitet.
5. Montoni veshjen e oxhakut.
Kanalet e veshjes së brendshme të oxhakut duhet
të tregojnë për lart.
Informacionet për montimin e veshjes së oxhakut i
gjeni në manualin e montimit të pajisjes.
Filtri i aromave për modalitetin me
qarkullim ajri
Filtrat e aromave i mbledhin aromat në modalitetin
me qarkullim ajri. Filtrat e aromave që ndërrohen
rregullisht garantojnë një shkallë të lartë të largimit të
aromave.
Filtri i aromave duhet të ndërrohet çdo 6 muaj, kur
pajisja përdoret normalisht, rreth një orë çdo ditë.
Filtri i aromave nuk mund të pastrohet apo të
rigjenerohet.
Ndërrimi i filtrit të aromave
1. Çmontoni filtrat e yndyrës.
Informacionet për çmontimin e filtrave të yndyrës i
gjeni në manualin e përdorimit të pajisjes.
2. Vendosni në vend mbajtësen e filtrit.
→Fig.
5
, →Fig.
6
3. Vendosni në vend filtrin e aromave, shtyjeni prapa
dhe ngrijeni lart.
→Fig.
7
Shkuma nuk duhet ngjeshur gjatë vendosjes.
Gjatë vendosjes së filtrit të aromave bëni kujdes
që shigjetat për drejtimin e ajrit të tregojnë për lart.
a Kur filtri i aromave qëndron vetë në mur, ai është
vendosur saktë.
→Fig.
8
4. Vendosni në vend filtrat e yndyrës.
Informacionet për instalimin e filtrave të yndyrës i
gjeni në manualin e përdorimit të pajisjes.
5. Hidhni filtrin e vjetër të aromave në koshin e
mbeturinave.
Filtri i aromave nuk përmban substanca të
dëmshme.
Loading ...
Loading ...
Loading ...