Loading ...
Loading ...
Loading ...
21
4. Вметнете ги филтрите за маснотии.
Информации за монтирање на филтрите за
маснотии ќе најдете во упатството за
користење на Вашиот уред.
5. Стариот филтер за миризби фрлете го.
Филтерот за миризби не содржи штетни
материи.
sq
Udhëzime të përgjithshme
¡ Lexoni me kujdes këtë manual.
¡ Ruani manualin dhe informacionet e
produktit për përdorim të mëvonshëm ose
për zotëruesin pasardhës të saj.
¡ Siguria gjatë përdorimit garantohet vetëm
nëpërmjet një instalimi të saktë
profesional në përputhje me manualin e
montimit. Përgjegjësia për funksionimin
pa probleme në vendin e instalimit është
e instaluesit.
¡ Ky manual i drejtohet montuesit të
aksesorëve të veçantë.
¡ Pajisja lejohet të lidhet vetëm nga një
teknik specialist i autorizuar.
¡ Shkëputni furnizimin me energji elektrike
përpara realizimit të çdo pune.
Montimi i sigurt
Mbani parasysh udhëzimet e sigurisë gjatë montimit
të aksesorëve të veçantë.
PARALAJMËRIM‒Rrezik asfiksimi!
Fëmijët mund të fusin në kokë ose të mbështillen me
materialin e paketimit dhe për rrjedhojë të mbyten.
Mbani larg fëmijëve materialin e paketimit.
Mos i lini fëmijët të luajnë me materialin e
paketimit.
PARALAJMËRIM‒Rrezik lëndimi!
Pjesët brenda pajisjes mund të jenë me qoshe të
mprehta.
Vishni doreza mbrojtëse.
Përmbajtja e paketimit
Pas nxjerrjes nga paketimi kontrolloni të gjitha pjesët
për dëmtime nga transporti dhe për plotësinë e
dërgesës.
→Fig.
1
, →Fig.
2
Montimi i deflektorit të qarkullimit të ajrit
1. Çmontoni veshjen e oxhakut.
Informacionet për çmontimin e veshjes së oxhakut
i gjeni në manualin e montimit të pajisjes.
2. Fiksoni profilin në deflektorin e qarkullimit të ajrit.
→Fig.
3
3. Futni deflektorin e qarkullimit të ajrit në kafazin e
montimit.
→Fig.
4
4. Vendosni deflektorin e qarkullimit të ajrit në
mbajtëse.
→Fig.
5
5. Mbërtheni me vida deflektorin e qarkullimit të ajrit
me kafazin e montimit.
→Fig.
6
6. Fiksoni tubin fleksibël me 2 fasheta për tuba në
deflektorin e ajrit dhe në vrimën e ajrit.
→Fig.
7
7. Tubi fleksibël duhet të jetë i ngjeshur; shkurtojeni
nëse nevojitet.
8. Montoni veshjen e oxhakut.
Kanalet e veshjes së brendshme të oxhakut duhet
të tregojnë për lart.
Informacionet për montimin e veshjes së oxhakut i
gjeni në manualin e montimit të pajisjes.
Filtri i aromave për modalitetin me
qarkullim ajri
Filtrat e aromave i mbledhin aromat në modalitetin
me qarkullim ajri. Filtrat e aromave që ndërrohen
rregullisht garantojnë një shkallë të lartë të largimit të
aromave.
Filtri i aromave duhet të ndërrohet çdo 6 muaj, kur
pajisja përdoret normalisht, rreth një orë çdo ditë.
Filtri i aromave nuk mund të pastrohet apo të
rigjenerohet.
Ndërrimi i filtrit të aromave
1. Çmontoni filtrat e yndyrës.
Informacionet për çmontimin e filtrave të yndyrës i
gjeni në manualin e përdorimit të pajisjes.
2. Vendosni në vend mbajtësen e filtrit.
→Fig.
8
, →Fig.
9
3. Vendosni në vend filtrin e aromave, shtyjeni prapa
dhe ngrijeni lart.
→Fig.
10
Shkuma nuk duhet ngjeshur gjatë vendosjes.
Gjatë vendosjes së filtrit të aromave bëni kujdes
që shigjetat për drejtimin e ajrit të tregojnë për lart.
a Kur filtri i aromave qëndron vetë në mur, ai është
vendosur saktë.
→Fig.
11
4. Vendosni në vend filtrat e yndyrës.
Informacionet për instalimin e filtrave të yndyrës i
gjeni në manualin e përdorimit të pajisjes.
5. Hidhni filtrin e vjetër të aromave në koshin e
mbeturinave.
Filtri i aromave nuk përmban substanca të
dëmshme.
Loading ...
Loading ...
Loading ...